EmailFacebookKontakt

Në Lezhë hap dyert kisha e re “Metamorfoza e Shpëtimtarit”

Pas shumë vitesh përpjekjeje dhe pune të pandërprerë në qytetin e Lezhës përfunduan punimet për ndërtimin e kishës së komunitetit orthodhoks të qytetit. Data 13 nën- tor 2005, e diel, do të shënohet, nga besimtarët e qytetit dhe të zonës përreth, si gëzimi më i madh i tyre komunitar si edhe në historinë e kishës lokale të Lezhës, ditë në të cilën u krye Liturgjia e parë Hyjno- re në kishën e re të Metamorfozës të Shpëtimtarit Krisht. Merrnin pje- së besimtarë nga qyteti i Lezhës, i Shkodrës e i Laçit, por edhe të ar- dhur nga zona të tjera.

Në fillim u krye Shërbesa e Ha- pjes së Dyerve dhe e Ajazmës, e drejtuar nga Kryepiskopi Anastas. Besimtarët ndoqën me lutje e gëzim këtë moment solemn dhe më pas Kryepiskopi i ftoi ata të hynin në kishën e re, e cila do t’i mbajë dyert hapur çdo ditë për besimtarët or- thodhoksë.

Për ndërtimin e kësaj kishe u ble një truall me sipërfaqe prej 820 metra katrorë, nga të cilat 323 metra katrorë i përkasin godinës së kishës. Ndërsa në terr it or in rreth saj përfshihet edhe një godinë, e cila do jetë banesa e priftit, që do të shërbejë aty, si dhe zyrat e enorisë. Ndërtimi i kishës nisi më 28 shtator të vitit 2000 dhe përfundoi në tetor 2005. U investuan rreth 51 milionë lekë të rinj përmes fondeve të siguru- ara nga Kryepiskopi Anastas me ndihmën e donatorëve.

Ndërtimi i kësaj kishe është me të vërtetë një lavdërim për Perë- ndinë, për bekimin e madh që fali për një kishë tjetër në Shqipëri. “Ne jetuam një përndjekje të ashpër ku u përpoqën të zhduknin çdo gjurmë të besimit fetar. Por për lavdi të

Perëndisë në këto 14 vitet e fundit përsëri jetojmë në gëzimin e ngja- lljes së Kishës sonë. Duhet të falë- nderoj të gjithë ata që u lodhën për të realizuar ngritjen e kësaj kishe

kaq të bukur, e cila i përkushtohet Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit dhe për më tepër do të jetë një simbol që ka për të ftuar mbarë njerëzit këtu në Shqipëri, që me hirin dhe

fuqinë e Zotit tonë të shndërrohemi nga çka jemi tek ajo që Perëndia do që ne të bëhemi – tha gjatë fjalës së tij Kryepiskopi Anastas.

(vijon në faqen 2)

Në Lezhë hap dyert kisha e re “Metamorfoza e Shpëtimtarit”

Qëllimi i ndërtimit të ki- shave nuk është kufizimi Ivetëm tek këto objekte, por që në zemrat e njerëzve të ndërtohen sa më tepër kisha shpirtërore. Në këtë pikë gjithsecili ka një përgjegjësi të veçantë. “Kisha nuk për- bëhet thjesht nga disa ndër- tesa të jashtme, por është trupi i Krishtit dhe ku gjithsecili nga ne ka nderin e madh për të qenë gjymtyrë e këtij trupi dhe qelizë e këtij trupi mistik të Krishtit.

(vijon nga faqja 1)

Qëllimi i ndërtimit të kishave nuk është kufizimi vetëm tek këto objekte, por që në zemrat e njerë- zve të ndërtohen sa më tepër kisha shpirtërore. Në këtë pikë gjithsecili ka një përgjegjësi të veçantë. “Kisha nuk përbëhet thjesht nga disa ndërtesa të jashtme, por është trupi i Krishtit dhe ku gjithsecili nga ne ka nderin e madh për të qenë gjy- mtyrë e këtij trupi dhe qelizë e këtij trupi mistik të Krishtit. “Kishte te- për rëndësi që kjo kishë të ndërto-

hej, por duhet sa më shumë të zbu- kurohet dhe të jetë plot me hirin dhe bukurinë e pranisë së Shpirtit të Shenjtë”. Dhe këtë përgjegjësi të madhe e kemi që të gjithë ne. Dhe sa herë hapet një kishë e re or- thodhokse është përsëri një shernbull për të na rikujtuar, që duhet të bëj- më një rifillim të ri, që të gjithë të për- piqemi të bëhemi realisht tempuj dhe kisha të Shpirtit të Shenjtë. Dhe ky fakt është ai çka do ta mbajë të gjallë Kishën Orthodhokse këtu në Shqipëri” – nënvizoi Kryepiskopi.

Në këto vite janë ndërtuar nga themelet 89 kisha të reja dhe është arritur që të ndërtohen dhe të rikonstruktohen shumë nga kishat-monumente. Janë mbi 85 monumente të kulturës të këtij Uoji që u rikonstruktuan.

Në predikimin e tij Kryepiskopi shpjegoi leximin ungjillor të ditës “paravolinë e Samaritanit të mirë” dhe rëndësinë e porosisë për të ndih- muar pa paragjykime dhe sinqerisht të afërmin tonë.

Pas Liturgjisë, besimtarë dhe të rinj pjesëmarrës në konferencën ri- nore të dioqezës së Tiranës, që u zhvillua në Shëngjin, bënë një foto- grafi si kujtim të kësaj dite. Më pas përfaqësues të komunitetit ortho- dhoks të Lezhës e Shkodrës, orga- nizuan një pritje si dhe koktejl për Kryepiskopin, në të cilën edhe e fa- lënderuan nga thellësia e zemrës për gjithë ato që ka bërë në këto vite për ta dhe veçanërisht për kishën e re.

Isidor Koti