Nga fjala e autores znj. Linette Hoppe
“Këto vite unëjam rritur bashkë me librin”
Pasi shfaqi gëzimin e të qenit përsëri në Shqipëri, vendin që ajo e ka
dashuruar për këto shtatë vjet, ku ajo ka shërbyer si bashkëpunëtore e
Kishës, vijoi: “Kur Kryepiskopi më kërkoi që të përgatisja diçka për
botim që të përdorej si dhuratë për vizitorët dhe mbështetësit që ishin
të interesuar të dinin diçka për punën e madhe që është bërë këtu në
Shqipëri, duhet të pranoj që u stepa pak. Atëherë dija pak për Shqipërinë
dhe sa kisha nisur të mësoja për veprimtarinë e Kishës Orthodhokse.
Gjithë këto vite unë jam rritur me librin. Gjatë këtyre viteve energjia
dhe vizioni i mrekullueshëm i Kryepiskopit e ka zgjeruar veprimtarinë e
Kishës e së bashku u rrit edhe libri… Kryepiskopi është një njeri me da
shuri të thellë për Zotin dhe për shqiptarët. Dua ta falënderoj Fortlum-
turinë e Tij, që ma besoi mua përfundimin e kësaj vepre, si edhe ba-
shkëpunëtorët e mi që më ndihmuan. Dua të falënderoj edhe Zotin që
më dha forcën edhe energjinë për ta mbaruar librin”.