EmailFacebookKontakt

Promovohet libri “Ngjallja” – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, 1991-2003 – Me dashuri të thellë për Zotin dhe shqiptarët

Promovohet libri “Ngjallja” – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, 1991-2003″

Me dashuri të thellë për Zotin dhe shqiptarët

North Western në Minneapolis, SHBA. Ajo ka gjithashtu edhe dy master-a, një për arte dhe një për studime ndërkulturore. Autorja, nga viti 1998 shërben pranë Ki- shës sonë, si bashkëpunëtore në fushën e botimeve dhe të kujdesit për rininë dhe fëmijët. Për një pe- riudhë 7-vjeçare ajo ka përjetuar nga afër shumë prej arritjeve të Kishës sonë. (Libri kushton 2 mijë lekë)

N

ë këtë aktivitet, që zhvillohej në seksionin e Artit Bizantin të Galerisë së Arteve kishin ardhur për të nderuar autoren Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, Mitropo- liti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani dhe Drejtori i Akademisë, Imzot Ilia.

Në fjalën e tij, Hirësia Ilia i bëri

një përshkrim përmbledhës librit, duke u ndalur dhe komentuar pjesë të veçanta të tij. “Shihni me vëme- ndje fotot, – theksoi ai, – e përpiqu- ni të kujtoni historinë e pashkruar, historinë trime, kurajoze dhe të gu- ximshme që përshkruan njeriun e Kishës, i cili erdhi në Shqipëri me besimin në Krishtin dhe i armato- sur vetëm me të vërtetën e Ungjillit të Tij. Lynette Hoppe na ka lënë një trashëgimi, një kronologji në fjalë dhe fotografi të ngjalljes së Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe ne i jemi përjetësisht mirënjohës. Ky botim i shërben çdo shtëpie dhe çdo biblioteke si një burim real i historisë dhe i ikonës së Kishës së ringjallur plot jetë dhe që akoma

lufton për lavdinë e Perëndisë”.

Në vazhdim e mori fjalën vetë autorja e librit, znj. Lynette Hoppe.

Më pas Hirësia e Tij Joani tha ndër të tjera: “Gjatë përgatitjes së këtij libri është derdhur një ene- rgjiejashtëzakonshme. Protagonist! kryesor është Lineta, e cila ka punuar për të me shumë dashuri dhe do të doja ta falënderoja në veçan- ti. Jo më kot libri është quajtur “Ngjallja”, pikërisht sepse ai paraqet ngjalljen e Kishës Orthodhokse. Do të doja t’ju kujtoja që të vinit re se sa punë e madhe është bërë saqë ishte shumë e vështirë

t’i paraqisje në këtë album të gji- tha. Në një farë mënyre autori i kë- tij libri është Kryepiskopi, sepse ai ishte ideatori, udhëzuesi, këshi- lluesi dhe protagonist! i bërjes së veprës si dhe personazhi kryesor i ringjalljes së Kishës në Shqipëri. Doja të falënderoja edhe qindra njerëz të tjerë, që në mënyrë direk- te apo indirekte kanë ndihmuar për përgatitjen e librit, pasi ka qenë pro- dukt i një pune grup, por koordina- tori i këtij grupi ka qenë vetë Lineta. I urojmë asaj shëndet, fat e lumturi”.

Në fund, Kryepiskopi Anastas do ta cilësonte librin: “Një shenjë, një kandil bese, shprese e dashurie, i mbushur me bukuri, ndjeshmëri dhe saktësi për të vërtetën. Unë ndi- hem ngushtë, sepse këtu u fol për

mua, por personi qendror është Lineta. Ajo mblodhi me shumë dashuri, njohje dhe delikatesë këtë material që paraqet. Prandaj i detyrohe- mi me falënderime me gjithë shpirt. Këto faqe nuk janë për një ose dy persona, por i takojnë mbarë komu- nitetit orthodhoks që jetoi me shpresën dhe gëzimin e ngjalljes, duke mbajtur gjithmonë këtë qiri të Pashkës dhe duke thirrur “Krishti u Ngjall!”. Por e rëndësishme është se ky libër nuk është vetëm për ne, ai është një dritare që hapet për botën dhe tregon pikërisht se ajo që u bë këto vite këtu, u bë me pjesëma-

rrjen e mbarë orthodhoksëve, me dashurinë e mirëkuptimin e njerë- zve që bëjnë pjesë në komunitetet e tjera fetare dhe ka një kuptim më të thellë jo vetëm për Shqipërinë e Ballkanin, por edhe për botën më gjerë. Libri është shumë i rëndësi- shëm edhe për brezin e ri, sepse duhet ta marrë ai pishtarin dhe të vazhdojë vrapimin. Rruga jonë po mbaron. Vrapuam në kilometrat e parë, por ju duhe të bëheni gati për të rendur më tej. E keni parë, se kë- të pishtar e mbajtën shumë njerëz që nuk lindën në këtë vend, megji- thatë ata e deshën me gjithë shpirt.

Një shembull i gjallë është pikë- risht Lynette Hoppe. Është shumë e vështirë që të kuptohen dimen- sionet e këtij fakti, që këtu të vijnë njerëz që nuk kanë lidhje me këtë vend, por vetëm sepse i besojnë Zotit dhe e duan Atë. Ata vijnë për të dhënë gjënë më të çmuar që ata kanë: një pjesë të zemrës së tyre, të krijimtarisë së tyre dhe kohën e tyre të vyer, me shumë sakrifica e pa menduar për vetveten. Ky është një mesazh për Shqipërinë që nuk duhet të harrohet… I uroj Linetës dhe Natanit që Zoti t’iu falë shumë shëndet, fuqi, frymëzim e t’i she- njtërojë brenda këtij marshimi që ata kanë ndërmarrë”.

Në vazhim u organizua një kok- tejl. Nën atmosferën e tingujve të orkestrinës së Radios “Ngjallja”, au- torja si kujtim dha nga një autograf për kopjet e librit. Për të gjithë ata që e njohin, Lineta është artistja në arsim dhe në shpirt që gjatë viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka dhënë shembullin e një njeriu që kri- shterimin e jeton dhe e rrezaton çdo çast. Me bisedat e saj të ngrohta, me sjelljen delikate dhe buzëqeshjen e saj të ëmbël, që s’do t’i hiqet asnjë- herë nga fytyra e ndritshme ajo dësh- mon besimin e patundur, forcën, dashurinë e kurajën e saj për jetën.

Aleks Çuri

Ditën e martë, më 11 tetor
2005, ora 18:00 në Galerinë Ko-
mbëtare tëArteve, u promovua li­
bri në anglisht “Resurrection”
(“Ngjallja ” – Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë 1991-
2003), me autore misionaren
amerikane Lynette Hoppe.
Libri, ka formën e një albumi
me rreth 440 fotografi dhe ka në
fokus Ngjalljen e Kishës Ortho­
dhokse në Shqipëri.
Lynette Hoppe është diplomuar
për Artet e Bukura në kolegjin e
(Vijon në faqen 12)