Një klerik Italian sqaron
Pse donte Nikolla Marku të bëhej katolik
Unë i kam ndjekur polemikat rreth Nikolla Markut. Shumë zhurmë për një njeri që nuk e meriton famën që i është dhënë. Unë jam një banor i’Triestes dhe në vitet 1993-’95 kam punuar në Elbasan dhe e njoh Markun shumë mirë. Ai do të bënte mirë të tërhiqej në jetën e tij private dhe të mos guxonte të fliste për Kishën Autoqefale. Më ka ardhur mirë që lajmi mbi rezultatet e seminarit është propozuar nga persona të tjerë (Zoti Kristaq Nikuli) dhe tani më duket e drejtë të tregoj eksperien- cën time. Marku, pasi pa që nuk iu dha mundësia për t’u bërë nga ana e Anastas Janullatosit, u afrua më shumë me Kishën Katolike, duke u paraqitur si bashkëpunëtor i padër Sofronios, murg i manastirit bizantin të Grotaferratës (në afërsi të Romës) që në ato vite kishte në Elbasan Kishën Katolike Bizantine të San Paolos. Marku kishte kërkuar të emërohej si prift për të shërbyer në këtë kishë. Padër Sofronio, duke u këshilluar me Mons. Dias, në atë kohë (Nunzio Apostolico a Tirana ed Amministratore Apostolico dell’Albania Meridionale), i kishte këshi- lluar të merrej me korin e kishës dhe se ishte akoma shpejt për të folur
për pozicionin e priftit. Marku në këtë situatë iu bëri dhe një herë të ditur se i kishte bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe ai kishte të drejtë të vishej si prift. Sigurisht që Marku nuk ishte në dijeni, që të paktën në Kishën Katolike duhet një provë spirituale nga kandidatët për prift; studimet janë të rëndësishme, por jo determinante para besimit të vërtetë! Duke kërkuar një rrogë për të mbajtur familjen e tij ai këmbënguli dhe refuzoi ofertën të bëhej mësues i korit me një pagesë të kënaqshme. Tani pyes veten: me ç’fytyrë ai flet për Kishën Autoqefale dhe sulmon vazhdimisht Janullatosin, kur ai vetë kërkoi të bëhej katolik me rite bizantine? Unë ndiej detyrën se duhet të them dhe diçka tjetër. Pasi u emërova si prift në Maqedoni, jam përpjekur ta bind se kishte një qëndrim të gabuar. E këshillova të gjente zgjidhje nëpërmjet mikut tim të ngushtë peshkopit orthodhoks të Korçës, Joan Pelushi. Nuk më re- zulton se ka bërë një gjë të tillë.
Piero Schergna, Trieste
(Marrë nga gazeta “SOT”, 13 shtator, 2005