EmailFacebookKontakt

Shërbimet që ofron Klinika Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”

Shërbimet që ofron

Klinika Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”

Themelet e kësaj qendre u ho- dhën në gusht të vitit 1997, me nis- mën dhe fondet e mbledhura nga Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi. Dy vjet më vonë klinika u shenjtë- rua dhe u përurua nga Patriku Eku- menik, Vartholomeu I, në nëntor të vitit 1999 gjatë vizitës së Tij në vendin tonë. Që nga dita e çeljes e deri më sot, ajo vazhdon të jetë ndër më bashkëkohoret dhe më konkurueset me simotrat e saj në vend dhe në raj on.

Gjithkush që paraqitet në këtë klinikë gjen një mjedis të ngrohtë, me punonjës të kualifikuar e shër- bim cilësor. Ky shërbim i ofrohet të gjithë njerëzve pa dallim besimi. Të ardhurat shkojnë për mirëmbaj- tjen, funksionimin, rinovimin me pajisje të reja, siç qe blerja së fundi e skanerit. Klinika është një nga më modernet në Shqipëri e në të ekzistojnë kabinete të ndryshme, që u vijnë në ndihmë mijëra pa- cientëve:

Kabineti i Ekografisë

Funksionon me volum të plotë pune që në ditët e para të hapjes së klinikës. Teknologjia e përparuar bën të mundur realizimin e një game të gjerë ekzaminimesh, të cilat kryhen me aparaturë ekografike, prodhim i vitit 2001. Mundësia e lidhjes me rrjetin e ekografisë (Ultrasound network), me qendër në Athinë, bën të mundur realizimin e bashkëpunimit nëpërmjet internetit me kolegë në vende të

ndryshme të Evropës, për të zgji- dhur problematikën e rasteve të vështira.

Kabineti i Fizioterapisë

Në këtë kabinet gjithçka bëhet me aparatura moderne si: lazer te- rapi, ultratinguj, tens, mikroval te- rapi etj. Këtu trajtohet me sukses edhe mjekimi me rreze lazer për të gjitha problemet neurologjike.

(Vijon nëfaqen 8)

Shërbimet që ofron Klinika Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”

Kabineti i Grafisë

Në kabinetin e Imazherisë, ku janë instaluar dy aparate moderne të radiologjisë konvencionale rea- lizohet e gjithë gama e ekzamini- meve që përmbledh kjo fushë. Kë- to ekzaminime përfshijnë ato të si- stemit kockor, aspirator, kardiova- skular, të aparatit tretës, urinar etj. Është një nga kabinetet më të ko- mpletuar që funksionojnë në vendin tonë. E veçanta e këtyre apa- rateve është doza minimale e rre- zatimit dhe cilësia e lartë e imazhit që përftohet. Me anë të këtyre aparateve mund të bëhet ekzami- nimi i hershëm dhe si rezultat, traj- timi më i hershëm i një sërë patho- logjish. Në këtë kabinet ekziston edhe aparati i mamografisë, i cili zbulon sëmundjet e gjirit dhe në- përmjet saj bëhet profilaksia e së- mundjeve të gjirit.

Kabineti i Kardiologjisë

Përveç një vizite nga mjekët me përvojë, pacientëve u ofrohen edhe shërbime të tjera si: Ekografi, Elek- trokardiografi, Eko Ezofagiale dhe Holteri, që është një aparat që bën regjistrimin e kontrollit të ritmit të zemrës gjatë 24 orëve. Përveç hol- terit të ritmit u vendos edhe holteri i tensionit, i cili regjistron tensionin gjatë 24 orëve. Biçikleta ose tapeti lëvizës favorizon mosha të ndryshme ta kryejnë atë.

Kabineti i Kirurgjisë

Që nga viti 2001 ka filluar pu- nën kirurgjia ambulatore nën për- gjegjësinë e kirurgut amerikan, Charls Linderman. Një sallë opera- cioni, e pajisur me aparate të tekno- logjisë së fundit, me një sterilizim maksimal si në vegla ashtu edhe në ambientin rrethues, me shtratin e operacionit, llambën ndriçuese, in- strumentet dhe sterilizatorin, elek- trobisturinë.

Kabineti i Neurologjisë

Kabineti i Neurologjisë, i cili drejtohet nga mjekë me përvojë, është i pajisur me aparatura nga më modernet të kohës, të cilat ofrojnë mundësinë e kryerjes së ekzamini- mit të EEG dhe EMG. Të sëmurët u nënshtrohen këtyre aparaturave pasi kanë bërë vizitat nga mjeku specialist neurolog. E reja e këtyre aparaturave është se në aparatin e EEG punohet në 32 kanale, gjë e cila nuk është kryer deri më sot në Shqipëri, dhe kemi një hartë të trurit, e cila mund të shumëfishohet dhe të tregojë më qartë vendin ku është pathologjia, d. m. th. tregon me saktësi anën funksionale të dë- mtimit të trurit. Kurse, në aparatin e EMG kryhen ekzaminime të rën- dësishme si: matja e përçueshmëri- së së sistemit nervor periferik, ajo motore apo sensitive, si dhe përca- ktohen diagnoza të rëndësishme që

kanë të bëjnë me pathologjinë e sistemit nervor periferik.

Kabineti i Obsetrikës dhe Gjinekologjisë

Shërbimi i obsetri-gjinekolo- gjisë kryen ekzaminime cilësore, si për sëmundjet gjinekologjike ashtu edhe për ndjekjen e shtat- zënisë, zhvillimin e efekteve te fëmija i ardhshëm. Për këtë janë të gjitha kushtet të plotësuara edhe me shërbimin ekografik njëkohë- sisht me aparatura që janë në gjendje të kontrollojnë rrahjet e zemrës së bebes etj.

Kabineti i Pediatrisë

Fëmijëve u kushtohet një vë- mendje e veçantë, që nga i porsali- nduri e deri në moshën e adole- shencës, përfshi edhe çështjen e mirërritjes së tyre.Brenda këtij kabineti trajtohen edhe probleme të specialiteteve të pediatrisë si: pneumatologjisë, gastro-enterolo- gjisë, kardiologjisë së fëmijëve, psikopediatrisë etj.

Laboratori Klinik-Biokimik

Në këtë laborator përdoret tek- nologjia bashkëkohore e kimisë klinike për realizimin e një game shumë të gjerë të analizave kliniko biokimike. Kjo teknologji është bazuar në përdorimin e aparaturave automatike dhe gjysmë automa-

tike të kontrolluara me programin bashkëkohor të kontrollit.

Laboratori Mikro-Biologjik

Pajisje cilësore si: mikroskopi me zmadhim të madh, teste të shpej- ta dhe cilësore siç është lateksi, aparatura që lejon diagnostikimin bazuar në floreshencën si edhe aparati i elektroforezës, që janë nga më të fundit, janë instaluar në këtë kli- nikë. Në laboratorin mikro-biolo- gjik kryhen ekzaminime baktere- ologjike kryesisht për diagnozën e infeksioneve të ndryshme si ato të aparatit respirator, urogjenital, ga- strointenstinal etj.

Laboratori Dentar

Ky laborator është i pajisur me aparatura të automatizuara, të ko- hëve të fundit dhe me një personel të kualifikuar. Krahas diagnostiki- mit kryhet edhe mjekimi i të gjitha gradave të sëmundjeve të dhëmbë- ve. Gjithashtu kryhen punime në ura porcelani, proteza të skeletuara të kromkobaltit dhe proteza parciale dhe totale të rezinës.

Gjithashtu në klinikë funksio- non edhe kabineti i Morfologjisë, i cili është një ndër sektorët më të kualifikuar. Ofrohen edhe shërbi- me të tjera si ai i onkologjisë, pa- thologjisë, endokrinologji, ORL, reomatologji, okulistikë,. derrnato- logji, nefrologji, dhe urologji.