EmailFacebookKontakt

Protestë

Ne banorët e enorisë “Fjetja e Hyjlindëses”, Derviçan, shpre- him protestën tonë të vendosur dhe dënojmë indiferentizmin e të gjithë përgjegjësve për ngjarjet që kanë ndodhur dhe ndodhin në manastirin e fshatit tonë, që i ësh- të kushtuar Kryeengjëllit Mihail.

Të mërkurën, më 28/09/2005, muratorët nga fshati shkuan në manastir për vazhdimin e puni- meve rregulluese dhe konstatuan se ishte bërë tentativë plaçkitjeje. Autorët ishin përpjekur të shpër- thenin portën duke përdorur dhe mjete të tjera të rënda. Në vazh-

dim, pasi nuk patën sukses, ho- dhën një pjesë të murit, hoqën hekurat dopio të dritareve dhe u futën te katolikoni i manastirit.

Vodhën edhe pjesë të tjera nga ikonostasi, përdhosën ikonat e shenjta, të cilat i hodhën në dy- sheme. Gjithashtu, shkaktuan dëme në Tryezën e Shenjtë dhe në gjithë hieroren e kishës.

Këto ngjarje shkaktojnë indi- njatë dhe pikëllim. Provokim si nga ana e autorëve. ashtu dhe nga indiferentizmi i pushtetarëve, që të zbulojnë dhe të dënojnë rrep- tësisht autorët.

Ndërkohë që edhe autorët e vjedhjeve të mëdha të mëpar- shme, të majit dhe qershorit, janë ende të lirë, dhe ndoshta janë po të njëjtët persona që bënë edhe vjedhjen në fjalë.

Ne, me bindje të plotë në pari- met e demokracisë dhe bash- kekzistencës paqësore midis ko- muniteteve fetare, nuk mund të pranojmë më ofendime të tilla ndaj besimit të të parëve tanë.

Nuk kërkojmë shumë: duam të respektohen gjërat normale, të krijohen kushte sigurie, me që- llim që edhe të ruajmë ato që për

shekuj trashëgon Kisha jonë Orthodhokse, por edhe t’i zhvilloj- më më tej.

Komuniteti ndërkombëtar dhe kryesisht Bashkimi Evropian, i cili ndihmon shumë në zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë le t’i kushtojë më tepër rëndësi çë- shtjeve të tilla që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Nga banorët e enorisë
së Derviçanit.

Derviçan, 29 shtator 2005