Për herë të parë ngrihet grupi i
rinisë orthodhokse edhe në qytetin
e Gramshit. Prej tre muajsh po
zhvillohen veprimtari shpirtërore
e kulturore në njediset e kishës së
Metamorfozës, e cila nisi të shër-
bejë më 6 gusht. Që prej asaj dite
mbi 50 të rinj të qytetit mblidhen
në mjediset e saj për të marrë pjesë
në shërbesat e lutjes dhe aktivitetet
e fundjavës. Çdo të shtunë, nën
drejtimin e katekistëve bëhen
mësime me fëmijët dhe të rinjtë.
Krijohet grupi i rinisë orthodhokse të Gramshit
Pjesëmarrësit janë të interesuar
për të dëgjuar fjalën e Perëndisë
dhe dita-ditës numri i tyre po rritet.
Aty zhvillohen edhe lojëra argë-
tuese e sportive me fëmijët dhe të
rinjtë. Ndërsa dy të diela në muaj
celebrohet Liturgjia Hyjnore.
Aktualisht është duke u punuar
me plotësimin e ambienteve me
ba^ë materiale, në mënyrë që të ri-
njtë të gjejnë të gjitha kushtet e
nevojshme.
I.K.