– Fillon viti i ri shkollor në institucionet arsimore e edukative të Kishës sonë –
Njëri pas tjetrit, këto ditë ha- pën sërish dyert institucionet arsimore të ngritura nga Kisha Or- thodhokse Autoqefale e Shqipë- risë. Ato janë, në radhë të parë, fryt i vizionit, përpjekjeve dhe mu- ndësive financiare e logjistike të krijuara nga Kryepiskopi Anastas. Por suksesi i tyre, nxënësit e shu- mtë dhe çdo vit më cilësorë që regjistrohen, janë edhe dëshmi jo vetëm të dëshirës së madhe për arsimim, por edhe të besimit që ata kanë në seriozitetin që Kisha ka treguar në ngritjen e tyre sipas të gjitha kërkesave bashkëkohore.
E re rëndësishme për këtë vit mësimor është përgatitja për të hapur në qytetin e Durrësit shko- llën “Frymë Dashurie”, e cila do të vendoset në mjediset moderne dhe të bollshme që po përgatiten në godinën e ish-spitalit të vjetër të qytetit (që u ble nga Kisha, si pronare e truallit). Po punohetpër krijimin e një stafi pedagogjik me arsimtarë me kualifikim të lartë dhe me një stazh të gjatë pune.
Nga mësimi do të fillojnë edhe shkollat e tjera, që tashmë kanë kijuar traditën dhe emrin e
-Përkujdesjeve ditore sivjet do t’u shtohet edhe një kopsht i ri, i 14-ti, ai i qytetit të Beratit, për të cilin u ble një godinë e posaçme.
-Instituti i Formimit Profesio- nal “Frymë dashurie”, rinis prani- min me konkurs në 6 degët e tij në Tiranë (informatikë, menaxhim biznesi, laborator mikrobiologjik,
financë e kompjuterizuar, ikono- grafi dhe restaurim të objekteve kulturore) dhe në 2 degët e filialit të Dervicianit, Gjirokastër.
– Shkollafillore “Protagonistët”, në kryeqytet, me mjediset e buku-
ra dhe stafin mjaft cilësor shqip- taro-amerikan, sivjet është në vi- tin e 4-t të një pune mjaft të suk- sesshme.
-Në Bularat ka rifilluar nga funksionimi konvikti i vajzave, për të cilin ka shumë më tepër kërkesa se sa mundësitë.
-Një veprimtari mjaft e suk- sesshme prej shumë vitesh janë edhe kurset e shumta të gjuhëve të huaja, kompjuterit, pikturës etj., të hapura për të rinjtë e Tiranës, Durrësit, Korçës etj.
-Viti mësimor do fillojë nën përkujdesjen atërore të personelit edhe për fëmijët e shtëpisë së fë- mijëve “Shpresa”, në Shën Vlash, Durrës.
Të gjitha këto veprimtari arsi- more-edukative të Kishës vijnë pas një stine përgatijesh e përmi- rësimesh në godinat dhe pajisjet, por edhe pas muajsh veprimtarish argëtuese e shpirtërore, si kam- pingjet, kampet ditore etj., që për- bëjnë një unitet në vazhdimësi në veprimtarinë e Kishës Orthodho- kse Autoqefale të Shqipërisë.
Korresp. i gazetës “Ngjallja”