EmailFacebookKontakt

Kontribut që nuk mund të mohohet

Kohët e fundit, në gazetën “SOT” janë shkruar në mënyrë të vazhdueshme artikuj, të cilët cënojnë Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke sulmuar edhe kreun e saj, Fort- lumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas. Reagimet e fundit nga klerikë, teologë e besimtarë ortho- dhoksë ndaj këtyre artikujve kishin për qëllim informimin dhe sqari- min e saktë të opinionit publik shqiptar, të cilit iu dha mundësia të kuptonte se çfarë broçkullash dhe pasaktësish kishin shkruar artikullshkruesit cënues, të cilët “kanë sy dhe nuk shohin, kanë veshë dhe nuk dëgjojnë”. Prandaj e ndiejmë si detyrë shpirtërore dhe morale që, si teologë dhe bij të kësaj Kishe, të largojmë mjegullën që njerëz të caktuar, orthodhoksë e jo, përpiqen të krijojnë në opinionin shqiptar nëpërmjet një fushate të drejtuar disinformimi, duke parë e vlerësuar me sy objektiv kontri- butin, përkushtimin dhe sakrificën e atyre që realisht përpiqen për përparimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.

Strumbullari i kësaj mjegull- naje është Nikolla Marku, i cili prej vitesh tashmë, mashtron opinionin, duke e bërë veten prift dhe kryetar të një institucioni fetar ko- mbëtar që nuk ekziston ligjërisht dhe kanonikisht. E cilësojmë të ve- tëquajtur prift, sepse sipas Kano- neve të Shenjta, që janë të vlef- shme për mbarë Kishat Orthodhokse në botë dhe më konkretisht sipas kanoneve 33 dhe 35 Apo- stolik etj. përcaktohet se: Asnjë prift nuk mund të dorëzohet jashtë kufijve të juridiksionit të një kishe pa letrat rekomanduese të episko- pit nga ku ai vjen dhe nuk mund të meshojë në këtë juridiksion pa

lejen e këtij episkopi. Në këtë rast dorëzimi i tij është i pavlefshëm.

Për të ardhur keq është fakti se pas këtij personi ashtu si edhe me- ndimeve të tij të mbrapshta, u janë bashkëngjitur edhe njerëz të tjerë me prejardhje orthodhokse ose jo, të cilët duhen respektuar për njo- huritë që ata zotërojnë në fushat e tyre, por duhen kundërshtuar për

i gabimet që bëjnë kur përpiqen të I japin leksione në fusha për të cilat ! nukjanëkompetentë. Eç’mundt’i l themi ne znj. Omari, e cila vë në dy- I shim se Kisha Orthodhokse Auto- ; qefale e Shqipërisë dhe Kryebariu i i saj nuk i shërbejnë mbjelljes së i dashurisë, tolerancës, mirëkupti- ; mit dhe unitetit, me ribotimin e një I artikulli të saj (me disa shtesa) të ‘ botuar para dy vjetësh në gazetën ! “Koha Jonë”. Ajo me keqinterpre-

I timin e fakteve dhe për më tepër I të fjalëve të dëgjuara lart e poshtë 1 dhe me mungesë të theksuar seri- I oziteti na flet për ndryshimin e | traditave dhe helenizim të tyre. Ajo I na flet për Manastirin e Shën

| Vlashit, ndërkohë që faktet flasin | vetë si ka qenë dhe çfarë është bërë | (shih foton). Përsa i përket ndry- | shimit të emrit të manastirit të Shën i Vlashit, i themi znj. Omari që ta | bëjë gjumin e qetë, sepse emrat e | manastireve nuk kanë ndryshuar | në shekuj, megjithëse në to janë | varrosur episkopë si p.sh: rasti i | manastirit të Ardenicës apo mana- | stirit të Shën Joan Vladimirit….

Të gjithë jemi dëshmitarë të . rolit dhe punës së madhe të Fort- | lumturisë së Tij Imzot Anastasit. | Ndryshimi i sistemit e gjeti Kishën | në një gjendje krejtësisht të . rrënuar. Si Kryepiskop i Kishës ; Orthodhokse të Shqipërisë që nga viti 1992, mes vështirësive të më- I dha, ai ringriti nga gërmadhat | Kishën Orthodhokse Autoqefale të I Shqipërisë, duke zhvilluar një ve- I primtari të shumanshme sociale I

I edhe në fushat e shëndetit, edu- I I kimit, kujdesit social, zhvillimit i ί rural, mjedisit dhe kulturës. Ri- I • ngritja e qindra objekteve të kultit 1 I ka një vlerë të madhe shpirtërore, I ‘ arkitekturore dhe monetare, duke I

I përbërë një vazhdim të trashëgi- | I misë fetaro – kulturore të popullit I I tonë, duke iu bashkëngjitur objek- | I teve të mbijetuara në histori (mjaft | I prej të cilave janë restauruar me | I iniciativën e tij) për të cilat kreno- ( | het kultura dhe populli ynë. Gjitha-1 i shtu një vlerë të paçmuar përbën I “Formimi në Krisht” i besimtarëve |

I dhe ndërgjegjësimi i tyre në jetën ] I kishtare-liturgjike. Këtu luan rol |

edhe ngritja e Akademisë Teolo- gjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash, e cila përgatit kuadrin kle- riko-laik për miradministrimin e Kishës, duke e bërë Kishën Orthodhokse të Shqipërisë të vetmin komunitet fetar, i cili nxjerr kua- drot e tij përgjithësisht brenda shtetit shqiptar, fakt që përbën një eveniment të rëndësishëm në historinë e saj. Mësimdhënia në akademi bëhet në gjuhën shqipe,

duke pasur pedagogë shqiptarë, të cilët me përkushtim ofrojnë njohu- ritë teologjike dhe përjetimin shpir- tëror në këtë formim. Vepra misi- onare e Kryepiskopit Anastas në Shqipëri është një imitim i veprës apostolike të Apostull Pavlit, që arrin kulmin e vet me instituciona- lizimin e Kishës dhe me formimin e Sinodit të Shenjtë në vitin 1998. Me frymën e tij të paqes, të mençu- risë, përkushtimit dhe respektit për çdo qenie njerëzore, ka udhëhequr Kishën në kohë paqeje dhe trazi- rash, aq sa Kisha jonë është një faktor i rëndësishëm zhvillimi në jetën shoqërore të Shqipërisë dhe një institucion i nderuar dhe i njohur në mbarë botën.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kontribuon në ima- zhin evropian të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke qenë e barabartë në veprimtaritë e Ki- shave Orthodhokse simotra në bo- të, duke qenë anëtare e Konferen- cës Evropiane të Kishave, ku Kryepiskopi Anastas është zëve- ndëspresident i saj si dhe është anëtare e Këshillit Botëror të Ki-

shave. Si udhëheqës shpirtëror, si studiues, si personalitet ndërko- mbëtar kishtar është vlerësuar nga organizma kishtarë e ndërfetarë, kulturorë dhe universitarë botërorë me dhënie titujsh dhe vlerësime të

vyera, duke ngritur si rrjedhojë më shumë nderin e orthodhoksëve shqiptarë dhe të Shqipërisë.

Violeta Plepi

Vlash Plepi
Dhimitër Qosja
Thoma Çomëni

Teologë në Akademinë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit” – Durrës