Çuditërisht lexova në gazetën “Sot” intervistën që i keni marrë Nikolla Markut, si kreu i Kishës Orthodhokse Autoqefale Kombë- tare Shqiptare “Shën Maria” me qendër në Elbasan: “Janullatos, be- tohu përpara Zotit dhe përgjigju për 16 pyetjet e mia”.
Ne besimtarët orthodhoksë autoqefalë shqiptarë, njohim dhe kemi si Kryepiskop të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Fort- lumturinë e Tij, Prof. Dr. Anastas Janullatosin… Ai është figurë e shquar fetare dhe si i tillë e ka justi- fikuar plotësisht qenien e tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare, prandaj unë si
besimtar orthodhoks (autokton) shqiptar kam të drejtë të pyes: Kush të ka emëruar si kreu i Kishës Orthodhokse Shqiptare, ata që të kanë vënë kamillafin në kokë, apo ti ke shpallur vetveten? Se ne z. Nikolla të njohim si një uzurpator të kishës së Shën Marisë në Elbasan dhe ty s’të ardhka keq për Ki- shën tonë Orthodhokse Autoqefale se po kthehet helene dhe se kreu i Kishës sonë qenka grek. Jo, z. Nikolla… mos ki frikë dhe të mos të hajë meraku se kanë perënduar ato kohë dhe ato lakmi që kishin të huajt për Shqipërinë. Sot, po ky punëtor feje që është vënë në krye të Kishës sonë, mund të flasë me
plot gojën se po bën atë që askush s’mund ta bënte. Në ç’gjendje ishte Kisha jonë nga lufta postko- muniste, ku çdo gjë ishte shkatë- rruar nga themelet? Por ty z. Nikolla të kanë zënë sytë cipë dhe nuk shikon fare se sa kisha të reja janë ndërtuar dhe sa janë restau- ruar, sa manastire janë vënë në funksion dhe mbi të gjitha është hapur Akademia Teologjike në Shën Vlash, Durrës, ku çdo vit da- lin kuadro fetarë për të predikuar fjalën e Zotit në gjuhën shqipe, siç e la trashëgim Imzot Noli….
Besimtari orthodhoks Ko standin Kapedani
Një besimtar elbasanas replikon në përgjigje të intervistës me atë Nikolla Markun
Ti je uzurpator i kishës “Shën Maria” në kalanë e Elbasanit