EmailFacebookKontakt

Kohët e fundit asistuam në një valë artikujsh negativë ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Kohët e fundit asistuam në një valë artikujsh negativë ndaj Kishës Orthodhokse Auoqefale të Shqipërisë. Ato ishin përqendruar në disa organe shtypi të caktuara dhe u shfaqën sidomos pas vendimit të Bashkisë së kryeqytetit për t’i akorduar Kryepiskopit Anastas titullin “Qytetar Nderi” (së bashku me drejtuesit e komuniteteve të tj era fetare. Fakti se kjo u mbështet si nga pozita edhe nga opozita, nuk u shkoi për shtat qarqeve ekstremiste, që shpresonin në një kthim të ditëve të errëta ndaj Komunitetit Orthodhoks, ndaj u aktwizuan si vegla të

diskredituara si qytetari Nikolla Marku ashtu edhe të tjerë, të cilët për shkak të keqdashjes së tyre ose të paragjykimeve ateiste të stilit komunist, botuan lloj-lloj sajesash, sipas stilit “shpifse diçka do të mbetet”.

Këto sulme gjetën përgjigjen aktive dhe të vendosur si nga klerikë e teologë ashtu edhe nga besimtarë orthodhoksë. Disa nga këta artikuj po i botojmë edhe në këtë numër, ndërsa një përmbledhje më të gjerë të tyre mund të gjeni në adresën e internetit të Kishës sonë: www.orthodoxalbania.org.