Jo larg nga Butrinti, i njohur për gjurmët e krishterimit të hershëm në vendin tonë, në veri të tij, mes detit Jon dhe liqenit të Butrintit, mbi një kodër pranë Çukës, ngrihet një tjetër qendër e madhe shpirtë- rore, edukuese dhe historike e shek. XVII, Manastiri i Shën Gjergjit. Aty është ngritur prej disa vje- tësh një kamping lokal. Ideja dhe përpjekja për organizimin e ka- mpeve verore të Kishës sonë, janë nisma dhe të financuara nga Krye- piskopi Anastas, i cili ka theksuar vazhdimisht se “Rinia ortho’dho- kse nuk është vetëm e ardhmja e Kishës, por edhe tashmja e saj. ” dhe kujdeset për jetën e rinisë edhe nëpërmjet këtyre kampeve, duke i parë ato si përvoja formuese shpir- tërore, edukuese dhe kulturore.
Nga programi i kampit
Koha e zgjimit i linte shumë shpejt vend fizkulturës. Disa xhiro rreth e përqark fushës së futbollit si dhe ushtrime të ndryshmë fizike, ishin të mjaftueshme për të shku- ndur gramin më të fundit të gjumit.
Shërbesa e Mëngjesit na mbli- dhte çdo mëngjes në kishën e vje- tër të manastirit për të falënderuar Perëndinë për ditën e re dhe për të marrë prej Tij bekimet e kësaj dite që nis. Dita liturgjike në kamp për- fshinte edhe Shërbesën e Mbrëmë- sores. Përveç ambientit të kishës, për paraklise dhe Himnin Akathist përdorej gjithashtu edhe vendi për- para kryqit të bardhë metalik, lar- tuar në kodrën e manastirit, disa metra larg mureve të tij. Momentet adhuruese arrinin majën me Litur- gjitë Hyjnore.
Pushimi dhe argëtimi
Vendi ku ishim përveç hireve të pasura shpirtërore që rrezatonte, kishte edhe një bukuri natyrore mah- nitëse. Jo larg kampit, gjendej pla- zhi, një tjetër dhuratë e Perëndisë për ditët e nxehta të verës. Koha e argëtimit përfshinte edhe zhvillimin e konkurseve me pyetje nga besimi dhe shkenca të ndryshme, të cilat vetë grupet i përgatitnin për njëri- tjetrin, për t’u vënë më pas në çdo darkë në një garë të vërtetë dijesh dhe njohurish.
Mbasditja hapej me aktivitetet sportive, kampionatin e futbollit, volejbollit, shahut, etj., në përfu- ndim të të cilave pati edhe fitues me çmime. Në programin sportiv
të kampit vend të veçantë zunë kursi i notit dhe olimpiada me lojë- ra të ndryshme popullore dhe me garën e maratonës. Në ditën e fundit të kampit secili grup prezantoi krijimin e tij me këngë dhe skeçe.
Në programin argëtues të kampit ishte edhe ekskursioni në qy- tetin antik të Butrintit.
Në punën krijuese të dorës ka- mpistët u njohën dhe praktikuan bërjen e ikonave, një aktivitet që tërhoqi vëmendjen dhe interesin në kamp.
Bisedat shpirtërore të çdo mbrë- mjeje plotësonin atë pjesë të pro- gramit që fliste për kujdesin shpir- tëror të kampistëve.
Korresp. i gazetës “NgjaUja”
Kampingu z Shën Gjergjit Çukë, Sarandë
Rinia Orthodhokse – e tashmja dhe e ardhmja e Kishës