“Krishti në
Me bekimin e Hirësisë së Tij, Joanit, në Mitropo- linë e Shenjtë të Korçës u zhvillua kampingu rinor “Ngjallja e Krishtit”, pranë manastirit të Shën Joan Prodhromit në Voskopojë.
Nga data 16 deri më 23 korrik u zhvillua kampingu i vajzave, ku morën pjesë 25 vetë, pjesa më e madhe e të cilave vinin për herë të parë.
Ndërsa kampi i djemve u zhvillua nga data 23 deri më 30 korrik dhe pati një pjesëmarrje prej 35 personash gjithsej, 29 prej të cilëve ishin kampistë të moshës 13 deri 16 vjeç.
Në të dy kampet ndih- muan studentët e Akademi- së Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash.
Tema qendrore e këtij kampingu ishte: “Krishti në jetën tonë”. Temat krye- sore, të cilat u zhvilluan
jetën tonë”
ishin të përqendruara në paravoli të marra nga Un- gjilli. Gjithashtu për pjesë- marrësit në kamping u zhvillua një cikël katekiz- mi, ku u fol mbi Simbolin e Besimit, kreshmën, shenj- torët, ikonat, lutjen dhe misteret. Të dy kampingjet, si i vajzave dhe ai i djemve, patën një program të ngje- shur me lojëra dhe aktivite- te të shumta e të larmishme argëtuese, si edhe ekskur- sione ne vendet piktoreske të zonës. U vizituan e u pre- zantuan kishat e fshatit, të cilat mbartin vlera të shumta fetare, historike dhe kulturore e kombëtare.
Në kampin e djemve, në datën 25 korrik, ditën e kre- mtimit të Shën Anës, e cila korrespondon me ditën e fronëzimit të Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij, Imzot Joanit, kampistët vijon nëfaqen 8)
I “Krishti
në jetën tonë”
(vijon ngafaqja 7)
ndërtuan një kryq. Atë e vendosën
në një pikë të dukshme në faqen e
malit, mbi një shkëmb, duke e
shoqëruar më një litani. Ndërsa në
datën 28 korrik Mitropoliti i Kor-
çës, Imzot Joani, vizitoi kampi-
ngun e djemve. Gjatë vizitës zhvi-
lloi një bisedë me kampistët dhe
më pas qëndroi në drekë. Gjitha-
shtu, në formë pelegrinazhi u zhvi-
llua një ekskursion në fshatin Ship-
skë, në kishën e Shën Nikollës. Po
në këtë ditë u zhvillua dhe takimi i
fundit rreth zjarrit, gjatë të cilit të
rinjtë dhanë përshtypjet e tyre për
kampin, ku edhe u ndanë dhurata.
Ky kamp mbetet përsëri i pre- feruar për të rinjtë e dioqezës së Korçës dhe kontribuon ndjeshëm në rritjen shpirtërore të të rinjve, si edhe plotëson një pjesë të nevo- jave shpirtërore të rinisë në këtë dioqezë. Ndonëse ky kamp ka ende nevojë për përmirësimin e kush- teve dhe të mjediseve ai ishte i suk- sesshëm dhe e arriti qëllimin e tij.
Mihal Sonellari