-10 vjet nga kampingu i parë me të rinj orthodhoksë, në Manastirin e Shën Kozmait, Kolkodas –
10 vjet më parë, në territorin e Manastirit të Shën Kozmait, në Kolkondas, u hap kampingu i parë i rinisë orthodhokse. Ishte nisja e një tradite të re dhe të bukur, e cila do të pasurohej e zgjerohej vit pas viti. Ai u organizua me nismën dhefondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas, dhe përbëhej nga 37 studentë. Gjithashtu, në kuadrin e binja- këzimit me kampingje homologe edhe disa të rinj nga Greqia. Veçoria e këtij kampingu të pare ishte se përveç shërbesave dhe zbavitjes ai përfshinte në program edhe ndihmesën e të rinjve për largimin e dherave të aluvioneve që kishin mbuluar muret e manastirit.
Vitin që pasoi, më 1996, u organizuan dy kampingje: një përvajzat në Skrofotinë dhe tjetri në Zvërnec të Vlorës. Më pas nisën funk- sionimin edhe kampi i Shën Joan Vladimirit në Elbasan, ata të
Vithkuqit, Voskopojës etj., në Korçë, të Glikomilit dhe Shën Gjergjit në Gjirokastër etj. Të rinjtë që marrin pjesë në to paguajnë një shumë simbolike, ndërsa gjithë shpenzimet e tjera mbulohen nga Kisha.
Nga viti në vit është shtuar edhe numri i pjesëmarrësve në këto veprimtari të bukura dhe edukative, të ndarë sipas grupmoshave, duke arriturnë mbi 1600 të rinj, si dhe ështëpasuruar mjaftprogrami shpirtëror dhe edukativ i tyre.
Gjithashtu, kampingje janë organizuar nga Kisha jonë edhe në Kosovë, si vazhdim i kontributit për të ardhurit e vitit 1999, si dhe janë organizuar kampingje ditore në qytete efshatra, për t’u ofruar fëmijëve një mundësi më shumë për të kaluar këndshëm pushimet verore.