Zyra e Përkujdesjes Ditore organizoi në fillim të shtatorit një seminar me të gjitha edukatoret që punoj- në në kopshtet e ngritura nga Kisha jonë. Tema e kë- tij seminari ishte: “Aspekte të zhvillimit të gjuhës, të të folurit, komunikimit dhe sje- lljes tek fëmijët në përgji- thësi dhe ata të moshës pa- rashkollore në veçanti”. I ftuar për të refereruar ishte një nga specialistët më të mirë të kësaj fushe në vendin tonë, logopedisti Spiro Saqellari.
Qëllimi i kësaj veprim- tarie ishte sensibilizimi për ekzistencën e këtyre proble- meve, pasi në vendin tonë nuk dihet ende rëndësia e trajtimit ose rehabilitimit paramedikal. Njohjes së edu- katoreve me këtë fenomen dhe mënyrës së trajtimit të
tij i jepet prioritet pasi edukatoret janë personal e dytë pas prindërve të cilët janë në kontakt me fëmijët dhe e ka- pin problemin herët duke kontribuar në zgjidhjen e tij.
“Edukatoret kanë të drej- tën për të komunikuar me prindin dhe për t’i thënë se çfarë nuk shkon tek fëmija. Qëllimi i seminarit është të aftësohen edukatoret dhe të dinë që ka edhe shërbime të tjera paramedikale si për aftësitë konjitive ashtu edhe për zhvillimin gjuhësor, i cili është një problem i rë- ndësishëm dhe shumë i do- mosdoshëm i jetës së njeri- ut”- tha për gazetën trajnu- esi i seminarit z. Saqellari.
Në Shqipëri ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë termin logopedi. Vendi ynë, si çdo vend tjetër ka pasur dhe do të ketë gjithmonë
fëmijë të tillë, për arsye or- ganike, për arsye se si fëmi- ja i men stimujt e jashtëm nga prindërit.
“E kam mirëpritur rastin që më është dhënë nga Kisha, pikësëpari pasi edukatoret kanë çfarë të mësojnë, pasi kanë një jetë që me- rren me fëmijët. Niveli i edu- katoreve është shumë i mi- rë, sepse kanë vizion profe- sional” – pohoi logopedisti.
Seminari ishte i dobi- shëm dhe praktik. Proble- me si dhuna, agresiviteti etj. mund të reduktohen nga qëndrimi i edukatoreve ndaj këtij problem!, i cili është vendimtar për shë- ndetin mendor të fëmijës. Në këtë veprimtari morën pjesë 50 edukatoret e 13 kopshteve që ka ngritur Kisha jonë në të gjithë vendin.
I.Koti
Veprimtari me edukatoret e kopshteve