EmailFacebookKontakt

Manastiri i Shën Vlashit, Durrës – Seminar për kampet e fëmijëve

Manastiri i Shën Vlashit, Durrës

Seminar për kampet e fëmijëve

Nga datat 9-10 gusht, në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit, koordinatoret e Zyrës së Fëmijëve të Ki- shës organizuan një takim pune me të gjithë ata (kate- kistë, studentë të Akade- misë Teologjike e të rinj të qendrave rinore), të cilët do të punojnë për organizimin e kampeve të fëmijëve në gjithë vendin.

Rreth 50 vetë ishin mbledhur nga zona të ndry- shme, për të mësuar se cila do të ishte tema dhe akti- vitetet e ndryshme që do të zhvilloheshin në këto kam- pe. Tema për këtë vit ishte “Paravolitë e Krishtit”. Në- përmjet mësimeve të ndryshme mbi paravolitë ata do t’u japin fëmijëve mundë- sinë të mësojnë më tepër rreth Perëndisë dhe mësi- meve të Tij. Për këtë, këta të rinj u pajisën me një material në lidhje me mësi- met, dramat dhe këngët të

cilat ishin të lidhura me njëra – tjetrën. Ata demon- struan lojëra të ndryshme, të cilat do t’ i kryenin me fë- mijët gjatë kohës së kampit dhe bënë një shembull të punëdores, që çdo fëmijë do të bëjë në kamp.

Punimet e vetë fëmijë- ve dhe libri “Paravolitë e Krishtit” (i cili përmban pa- ravoli të ndryshme të sho- qëruara me ikonat përkatë- se) do t’i jepen çdo fëmije si një kujtim nga kampi.

Në këtë takim patëm be-

kimin të kishim midis nesh dhe Kryepiskopin Anastas, i cili në>fjalën e tij theksoi rëndësinë e punës që këta të rinj do të zhvillonin. Ai i nxiti ata për të punuar me durim dhe dashuri me fë- mijët dhe t’i luten Zotit t’i japë forcë për të vazhduar punën në vreshtin e Tij. Ai tregon dashurinë dhe kuj- desin e tij për fëmijët, duke mbështetur aktivitete të ndryshme për ta.

Gabriela Bezhani