Në Malëshovë të Beratit, familja Papa ndër vite është shquar për ndjenjë të lartë fetare. Anastas Dhimitër Papa lindi më 1908. Në këtë familje dhe qysh fëmijë u mbrujt me dashurinë për Krishtin dhe Kishën. Prindërit i vdiqën dhe e lanë jetim në vitet e para të jetës. Gjyshi i tij, Kristo Papa, që ishte bir prifti, e rriti me dashuri e për- kujdesje të veçantë. Anastasi u da- llua në përkushtimin ndaj mësimeve në shkollë dhe veçanërisht ndaj fjalës së Perëndisë. Kështu u rrit një lastar i fuqishëm dhe u bë pemë për fryte të mbara. Duke parë zellin e veçantë ndaj besimit orthodhoks, bashkëfshatarët e Malëshovës e propozuan Anastas Papën për t’u bërë bari i tyre dhe shërbëtor i Ki- shës dhe ai pranoi me gjithë shpirt. Pasi u përgatit në Manastirin e Ardenicës më 1935, u hirotonis në prift. Atë Anastasi filloi me zell
shërbimin ndaj kishës në Malë- shovë. Drita e besimit u ndez e mbarë. Në fshat punon vetëm dy vjet, pasi Mitropoliti i Beratit, duke parë vetitë e tij shembullore, e tërhoqi për të shërbyer në qytetin e Beratit. Por edhe këtu nuk punoi gjatë, sepse shërbimi ndaj Kishës e thirri në një vend tjetër.
Më 1940 atë Anastas Papa fi- llon të shërbejë në kishat e Kava- jës. Në këtë qytet prifti i respektuar nga Malëshova shërbeu plot 27 vjet. Bariu i grigjës u dallua shumë shpejt si njeri i kompletuar, me një besim që rrezatonte dritë kudo, për zërin melodioz e përpikërinë në kryerjen e shërbesave.
Orteku ateist gjëmëmadh i vitit 1967 erdhi furishëm edhe në Kava- jë. Ikonom Anastas Papa nuk pranoi të dorëzonte veshjet dhe librat e shenjtë, por shpejt provoi se ishte këmbëngulje pa përfitim. Në këtë kohë nga shqetësimi i plas një he- moragji e rëndë gjaku nga hundët dhe për shumë kohë u mbyll në shtëpi e nuk mundi të dalë në qytet. Shumë besimtarë të devotshëm i vinin “gjoja” për të pyetur për shë- ndetin. Ikonom Anastasi kryente shërbesa: pagëzime, kurorëzime, efqeli, ajazmë, përshpirtje etj. Kë- shtu kleriku nuk u nda prej grigjës. Por edhe grigja nuk u nda prej tij. Gjithçka bëhej në fshehtësi e për- mes lutjeve të nxehta. Atë Anastas Papa rriti dhe edukoi si besimtare
edhe katër vajzat e tij të dashura: Llambrininë, Viktorinë, Valenti- nën dhe Elisavetën. Ato u bënë vaj- za, nëna dhe sot gjyshe shembullore, që u martuan në Elbasan dhe u gëzuan me gjithë bollëkun e Perë- ndisë. Ato janë sot besimtare të denja të kishës së qytetit të Elba- sanit dhe qytetare të nderuara me besim të plotë që rrezaton në nipër e mbesa dhe në qytetarët e tjerë.
Në vitin 1975 ikonom Anastasi erdhi pranë vajzave të tij, pasi kishte nevojë që ato t’i shërbenin. Pishtari i gjallë i dritës së Krishtit nuk pushoi së ndrituri. Në Elbasan tek njerëz shpresëtarë nisi të pro- pogandonte fshehurazi besimin për të ndriçuar shpirtrat e errësuara nga hija e propagandës ateiste. Vajzat e tij sot shprehin amanetin e tij: “Mos vdeksha pa meshuar edhe një herë në kishë dhe pa lexuar me zë të lartë Ungjillin në shenjtërore”.
Dhe ky amanet mbeti i pareali- zuar këtu në tokë. Besojmë se u realizua në qiell. Ikonom Anastas Papa fjeti më 2 mars 1981. Perë- ndia gjithnjë zbaton planet e Tij të shenjta, që ne njerëzit nuk do të arrijmë t’i kuptojmë kurrë. Drita e besimit nuk shuhet asnjëherë. Ajo transmetohet në shpirtrat e besimta- rëve e mirë, e bukur, e pavdekshme.
I përjetshëm qoftë kujtimi i aty- re që jetuan e punuan për Kishën dh e përhapën besimin e Krishtit.
At Stavri Çipi
Ata që punuan për Kishën tonë
Drita e besimit nuk u shua