Kujtdo që ka ndjekur shërbesat e se dielës dhe të festave të tjera të Kishës sonë nuk mund të mos i ke- të rënë në sy kori brilant i Kishës së Ungjillëzimit në Tiranë. Nën drejtimin e z.Milto Vako, Artist i Merituar, për shumë vite me radhë ka kumbuar zëri i këngëtarëve pro- fesionistë, të cilët e bëjnë atmosfe- rën gjatë Liturgjisë Hyjnore edhe më shpirtërore. Në një intervistë me z.Vako ne përpiqemi të zbuloj- më disa nga të veçantat e këtij kori dhe projektet për të ardhmen.
Z.Milto, prej më shumë se 10 vjet drejtoni korin profesionist të Kishës Katedrale të Tiranës. A mund të na tregoni diçka për filli- met e këtij kori dhe disa nga mo- mentet më të spikatura ndër vite? Nuk mund të harroj kurrë atë që e ka krijuar këtë kor, profesor Dhi- mitër Bedulin, i cili ishte me të vër- tetë jo vetëm një teolog brilant, por njëkohësisht edhe një muzikolog shumë i mirë dhe një njeri dasha- mirës. Nën kujdesin e tij u theme – lua ky kor menjëherë me hapjen e
Kishës, pas rënies së regjimit ko- munist. Për një periudhë këtë kor e drejtoi Eno Koço dhe për pak ko- hë e pati në ngarkim z.Petrika Tra- ko. Pak më vonë erdha unë në drejtimin e këtij kori, sepse më shtynte jo vetëm pasioni i profesionit, por njëkohësisht doja t’u shërbeja be- simtarëve. Kori ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Shumë njerëz që
kanë ardhur në kishë na kanë dë- gjuar me vëmendje, madje ata këndojnë bashkë me ne. Të gjithë i këndojmë Zotit dhe me këngë lavdërimi ndihemi shpirtërisht pranë Tij. Në fillim kori kishte një përbërje modeste, por tani ka ma- rrë një pamje shumë të mirë në drejtim të formimit dhe mënyrës së të kënduarit. Ne përpiqemi të kë-
ndojmë më piano, për të qenë një atmosferë më shpirtërore dhe më e këndshme për të gjithë besimta- rët. Por nuk dua të harroj edhe një fakt shumë të rëndësishëm që ky kor ekziston në saje të Kryepisko- pit Anastas, i cili ka treguar një kuj- des të jashtëzakonshëm dhe një trajtim shumë të mirë për ne.
Na tregoni diçka për përbërjen e korit…
Kori është miks dhe bëjnë pjesë anëtarë nga të tre ansamblet krye- sore të Shqipërisë. Kanë qenë tre ansamble në vendin tonë: Teatri i Operës, Kori i Ushtrisë dhe i Ansa- blit Shtetëror, dhe ai i Akademisë së Arteve. Pra kuptohet që kemi të bëjmë me profesionistë, por duhet punuar edhe më shumë në drejtim të ndërgjegjësimit të krijimit të një disipline artistike akoma dhe më të madhe, në mënyrë që të jemi më të gatshëm për ta bërë edhe më të mirë shërbimin në kishë, se është kishë dhe mbi të gjitha duhet të ketë disiplinë.
(vijon nëfaqen 4)
(vijon ngafaqja 3)
Me çfarë vështirësish jeni nde- shur gjatë punës suaj?
Siç e di unë nga greqishtja e vjetër kor do të thotë një bashkim dhe ko- mbinim zërash në një ansabël, në një fuzion të përbashkët. Pikërisht këtu has edhe vështirësitë. Kur çdo njeri përpiqet të këndojë në mëny- rë individuale unë e ndërgjegjësoj që në Kishë nuk ka individualitet, por bashkim. Të gjithë për një dhe një për të gjithë, pra për Zotin.
A mendoni se kori ka nevojë tashmë për një rifreskim me elementë të rinj?
Po, ka nevojë. E kam menduar që të rifreskohet, sepse nuk mund të jemi ne përherë duke filluar që nga unë. Por është edhe pak e vështirë për të gjetur elementë të mirë. Unë jam profesor në Akademinë e Arte- ve dhe kam bërë përpjekje që të marr disa studentë dhe t’i afroj… Nuk është e rastit që edhe Joli Nano, ish-nxënësja ime, po drejton
me shumë sukses korin e rinisë orthodhokse. Ajo është një diri- gjente shumë e mirë.
Edhe pse në një moshë të vjetër ju shikojmë të punoni me shumë pasion. Edhe sa do të vazhdojë z.Milto Vako të drejtojë korin?
Thonë që dirigjentët vdesin në skenë. Kështu që dëshira ime është që të punoj sa të më mbajnë kë- mbët dhe sa të më ndihmojë dhe të më japë shëndet Zoti.
Bisedoi Isidor Koti