EmailFacebookKontakt

Berat – 15 gushti kremtohet në shumë kisha historike

Berat -15 gushti
kremtohet në shumë
kisha historike

Në Berat, Fjetja e Hyjlindëses u celebrua në Katedralen e Shën Spiridhonit, në Kala, në kishën e Shën Gjergjit, në Vodicë, në Fjetjen e Shën Marisë dhe në Sale Kozare, në një nga kishat më shekullore të kësaj dioqeze, ndërtuar në shekullin XV “Fjetja e Shën Marisë”.

Në këtë shërbesë ndodhej Imzot Ignati i shoqëruar nga Atë Vartholomeu dhe dhjak Spiridhoni. Kjo shërbesë pati të veçantën e vet, bukurinë e shpirtit kristian. Ajo u krye në shesh të Perëndisë, mes qiparisave shekullorë, sepse brenda kryheshin punime. Ishin mbledhur pranë kësaj strehe shumë besimtarë dhe nga fshatrat përreth, nga Berati, Kuçova, Ura Vajgurore, Myzeqeja e Tirana. Një pjesë e tyre ndenjën tërë natën zgjuar, sipas traditës, në hajatin e kishës.

Pas shërbesës Imzot Ignati në fjalën e shenjtë solli mesazhin, se kjo ditë me të drejtë quhet Pashka e gushtit, sepse kjo e kremte e madhe i falet, i lutet Virgjëreshës Mari, nënës së nënave që lindi Shpëtimtarin dhe Udhë- rrëfyesin e jetës sonë.

Sotiraq Mishaxhiu