EmailFacebookKontakt

Kisha e Shën Gjergjit rrezikon të shembet

Siri
Kisha e Shën Gjergjit rrezikon të shembet

Një nga kishat më të vjetra
orthodhokse në Lindjen e Mesme,
rrezikon të shembet. Ajo është
kisha e Shën Gjergjit në Ezra, Siri.
Kisha ndodhet në jug të kryeqytetit,
Damaskut, në afërsi të Tokës së
Shenjtë, në një rajon që është
vendlindja e shenjtorëve Kozma e
Damjan apo Shën Maksim Omo-
logjetit. Qyteti i Ezrës një nga zo-
nat e para të ungjillëzuara, ishte
mjaft i rëndësishëm në antikitet
dhe seli episkopale nga epoka bi-
zantine (sot është pjesë e kryepi-

skopatës së Bosrës, Patrikana e
Antiokisë). Kisha e Shën Gjergjit
– i cili, sipas traditës, u martirizua
pikërisht në këtë zonë – u ndërtua
në vitin 515, në vendin e një te-
mpulli pagan. Në të, deri në shek.
XIII, ndodheshin edhe lipsanat e
Shën Gjergjit, gjë që e ktheu në një
vend shumë të rëndësishëm pele-
grinazhi për besimtarë të të gjitha
feve.
Në gjysmën e parë të shek. XIX
kisha ishte mjaft e dëmtuar dhe një
tërmet bëri që të rrëzohej kupola,
duke e shkatërruar. Kupola e re u
ndërtua falë financimit të Carit
Nikolla II i Rusisë.
E ngritur me materiale të zonës,
siç është bazalti i zi, kisha e Shën
Gjergjit është unike për arkitek-
turën e saj. E konsideruar si një nga
ndërtimet më interesante të kri-
shtera të rajonit, ajo është e stilit
me bërthamë qendrore dhe ka një
sistem ndriçimi mjaft origjinal, që
duket se ka frymëzuar arkitektët e
bazilikës së Shën Sofisë, në Kon-
standinopojë (537).

Sot muret e kishës janë çarë, uji
hyn nga çatia dhe ndërtesa kërcë-
nohet nga zjarri për shkak të siste-
mit elektrik tejet të amortizuar.
Eshtë i nevojshëm një restaurim
tërësor dhe për këtë është krijuar
një komitet i “miqve të kishës së
Shën Gjergjit”, i kryesuar nga
Mitropoliti Saba, me seli në Bosra,
që po përpiqet të mbledhë fondet
e nevojshme, për të shpëtuar këtë
qendër shpirtërore kaq të rëndë-
sishme.