Bosnje
Rifillon jetën manastiri i shkatërruar
Më 15 maj, rihapi dyert manastiri Zhitomis- lic-it, pranë Mostarit, i cili ishte shkatërruar plotësisht gjatë luftës. Liturgjia Hyjnore drej- tohej nga Patriarku Pavle, i shoqëruar nga rreth njëzet episkopë. Merrnin pjesë edhe shumë autoritete civile, si president! i Bosnjës, ai i Sërbisë etj.
Manastiri ishte themeluar në vitin 1219 nga kryepiskopi i parë i kishës sërbe, Shën Sava, dhe ka qënë ndër më të rëndësishmit në territorin e Bosnje-Hercegovinës. Kisha ishte e ndër- tuarnë vitin 1389 dhe rindërtuar në vitin 1563. Manastiri ishte rihapur në vitin 1963, pasi gjatë Luftës së ΙΙ-të Botërore ushtarët, milicitë ba- shkëpunëtorë të fashistëve, kishin vrarë të gji- thë murgjit.
Gjatë luftës së fundit, në Bosnje u shkatë- rruan me dhjetëra objekte kulti orthodhokse, myslimane dhe katolike dhe mjaft nga ato janë ende të parestauruara.