Godina në Lagjen Kala, për të cilën Kisha harxhoi
më shumë se 130 mijë USD për ta rikonstruktuar
dhe Marku e dha me qira për interesa personale.
Për vite me radhë z. Marku mban një maskë dhe shan, duke përdorur titujt “Atë ” dhe “Kryetar
i Kishës Orthodhokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare”, por që të dy këta tituj janë të
gënjeshtërt. ASNJË KISHË ORTHODHOKSE NË BOTË, AS AJO KATOLIKE, NUK E NJEH
ATË SI PRIFT. Madje as kominitetet zyrtare fetare dhe as shteti zyrtar. Kisha, “kryetar” i së
cilës ai paraqitet, nuk ekziston veçse në fantazinë e tij. Shteti zyrtar Shqiptar njeh katër
komunitete tradicionale fetare dhe udhëheqësit e tyre. Një nga këto është Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, në të cilën bëjnë pjesë të gjitha enoritë e Shqipërisë.