Një natë në manastirin
e Shën Marenës
Kishim dëgjuar për Prespën për
liqenin dhe fshatrat buzë këtyre
ujrave të ëmbla dhe në imagjinatë
kishim krijuar idenë e një peisazhi
të mrekullueshëm por që këto pa-
mje të ishin kaq magjike na duhet
t’i shikonim me sytë tanë dhe t’i
shkelnim me këmbët tona. Kjo u
bë e mundur më 29 korrik të këtij
viti, kur një grup i vogël studen-
tësh, i kryesuar nga pedagogu i
Akademisë Teologjike z. Harallamb
Terziu, ishin ftuar që së bashku me
besimtarët shqiptaro-maqedonas të
këtyre viseve të festonin dhe të
shërbenin për të Kremten e Shenj-
tores mëmës dhe motrës së dashur
Shën Marena, emrin e së cilës
mban dhe manastiri ku ne kaluam
një natë. Fjalët e Arta të Zotit Krisht.
“Do ta kuptoj që më doni mua nga
dashuria që do kemi për njëri-
tjetrin” ishin realiteti që ne hasnim
në çdo shtëpi që hynim dhe në çdo
mjedis që vizitonim. Dashuria dhe
mirëkuptimi ishin emërues i për-
bashkët i këtyre banorëve liqenas.
Për të udhëtuar në Manastirin e
Shën Marenës, pra u desh të vajtur
për njëzet minuta me varkë gjë e
cila na bëri të ndjeheshim më shu-
më se asnjëherë Apostujt e Jisu
Krishtit. Kudo që shkelnim na pri-
tën me dashuri studentët e Akade-
misë Teologjike Cveta, Vladimiri,
Naumi dhe Olsi, të cilët në shumi-
cën e rasteve na shërbenine dhe si
përkthyes. Liturgjisë Hynore u
krye nga At Aleksi, At Vasili dhe
At Ropi, ku në psalitrë ndimuan
edhe studentët e Akademisë Teo
logjike. Nga ky vend u kthyem
duke lënë pas pamje mahnitëse dhe
zemra të ngrohta.