EmailFacebookKontakt

Kampi na mësoi si të duam njëri-tjetrin, me dashurinë e Perëndisë

Nga kampingu i vajzave në Shën Ioan Vladimir

Kampi na mësoi si të duam njëri-tjetrin, me dashurinë e Perëndisë

Tema dhe mesazhi kryesor që përcolli kampi tek të gjitha vajzat pjesëmarrëse ishte: “Doni njëri- tjetrin si unë ju desha ju”. Ky është urdhërimi i dytë që ka dhënë Perë- ndia. Dhe ky është pikërisht mësi- mi më i rëndësishëm që mësuam të gjitha së bashku gjatë 10 ditëve të kaluara së bashku. Të respektoj- më dhe të duam të tjerët me të njëj- tën dashuri që Perëndia ka për ne.

Në këtë aktivitet kishte vajza nga shumë qytete të Shqipërisë: nga Korça, Elbasani, Kavaja etj. Perveç faktit se ky kamp ishte një vend ku mund të argëtoheshe me lojëra, të mësoje gjëra te ndryshme dhe interesante ishte edhe një mundësi për të shkëmbyer traditat dhe njohuritë me fëmijë të tjerë të moshës sonë. Vajzat ishin të ndara në tetë grupe të ndryshme, me afërsisht 10 vetë secili. Emri i çdo grupi kishte të bënte me një nga vlerat që ne duhet te kemi për t’i dashur të tjerët me dashurinë e Krishtit. Këto grupe ishin: “Mirë- kuptimi”, “Dashuria”, “Sakrifica”, “Vigjilenca”, “Përgjegjësia”, “Shpre- sa”, “Besnikëria”, “Liria”. Secili nga ata përfaqësonte edhe një ekip në kampionatin e volejbollit dhe lojërat olimpike që u zhvilluan aty.

Kur arritëm në kamp u gjendëm

në një mjedis të rrethuar nga pemë dhe lule shumëngjyrëshe. Oborri ishte shumë i madh, i mbushur me gjelbërim dhe aromë të mrekullue- shme. Kishte shumë hapësirë ku mund të luanim, por veç kësaj ishte edhe një fushë shumë e madhe volejbolli dhe basketbolli. Menjë- herë pasi arritëm, u ndamë në grupe të ndryshme dhe u futëm në dhomat tona. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte fakti se të gjitha vajzat menjëherë krijuan marrëdhënie shumë të ngrohta e miqësore. Ato mundoheshin të ndihmonin me sa kishin mundësi shoqet e tyre të sistemoheshin dhe të përshtateshin nëpër dhoma.

Çdo ditë programi ishte i ndry- shëm dhe drejtueset mundoheshin të ndërthurrnin dhe të gërshetonin aktivitete të ndryshme, në mënyrë që vajzat asnjëherë të mos mër- ziteshin. Çdo mëngjes shkonim në kishë dhe merrnim pjesë në shër- besën e Mëngjesores. Të gjitha vajzat merrnin pjesë në shërbesat e Kishës dhe qëndronin përpara ikonave duke i drejtuar lutjet e tyre Perëndisë për një ditë sa më të mi- rë. Kisha ishte e rikonstruktuar nga brenda, ndërsa nga jashtë ruante akoma lashtësinë e saj. Mbas me- shës, përpara se të fillonte mëngje-

si të gjitha vajzat merrnin pjesë në meditim. Ato qëndronin të ndara nga pjesa tjetër e grupit për 15 mi- nuta. Këtë kohë ne ia kushtonim leximit të Biblës, librave mbi jetën e shenjtorëve ose edhe thjesht një meditimi mbi veprat tona. Kjo hapësirë prej 15 minutash quhej “kohë e qetë” dhe mbas saj binte kambana për të shkuar në mensë, ku të gjithë së bashku hanim më- ngjesin, këndonim këngë të kri- shtera dhe njiheshim me programin për ditën në vazhdim.

Pas mëngjesit fillonte pastrimi. Çdo ditë secili grup kishte për të pastruar një pjesë të caktuar të ka- mpit, në mënyrë që të gjithë të ndihmonim në mbajtjen pastër të mjedisit ku jetonim.

Drejtueset e aktivitetit mendu- an të organizonin një punëdore, me të cilën vajzat mund të kalonin ko- hën duke u argëtuar dhe duke më- suar diçka të re. Gjatë kësaj kohe çdo kampisteje i jepeshin mjetet për të qëndisur. Ato ndihmoheshin nga dy misionare nga Amerika, Xhorxhia dhe Shenon.

Mbas punës së dorës merre- shim me studimin biblik, që zgjaste gati një orë. Gjatë kësaj kohe të gjitha pjesëtaret e grupit mblidhe- shin në dhomën e tyre dhe bashkë

me kujdestaren lexonin pjesë të ndryshme nga Bibla dhe disku- tonin duke shkëmbyer mendimet dhe opinionet e tyre. Mbas studi- mit biblik shtrohej dreka. Gjatë drekës këndoheshin këngë të kri- shtera dhe gjithnjë para fillimit të bukës dhe mbas saj thuhej lutja drejtuar Perëndisë. Pas drekës ki- shim kohë të lirë ku mund të shlo- dheshim, të bënim punë dore apo të lexonim. Për këtë periudhë të li- rë të ditës, por edhe për kohën e qetë ishin përgatitur disa libra të botuar nga Kisha jonë me bekimin e Kryepiskopit Anastas. Këto libra kanë si titull mesazhin e kampit: “Doni njëri-tjetrin si unë ju desha ju”. Në përmbajtjen e tyre ka shu- më histori të bukura dhe mbi të gjitha shumë edukative të cilat ja- pin mesazhe të rëndësishme për të gjithe ne.

U larguam nga kampi me kuj- time shumë të bukura, duke pritur me padurim verën e vitit tjetër, për t’u takuar bashkë me shoqet dhe drejtueset e kampit dhe për të ka- luar një kohë të bukur, medituese dhe lutëse me Zotin Krisht.

Përgatiti Iva Popa,
pjesëmarrëse në kampin e vajzave
në turnin e parë