Shembulli i Shën Astit, i vlefshëm edhe në kohët tona
Në Kishën e Shën Pavlit dhe
Shën Astit në Durrës, u kremtua të
mërkurën, më 6 korrik, festa e
shenjtit mbrojtës të qytetit. Shën
Asti ka qenë episkop i komunitetit
të krishterë në shekullin e parë. Ai
ishte bari i vërtetë, shembull i gja-
llë i një jete të krishterë aktive dhe
veprimtar i zellshëm, i gatshëm për
të dhënë jetën për Kryebariun
Krisht dhe grigjën e Tij. Të krishte-
rët orthodhoksë e përkujtonë ditën
e martirizimit të tij, duke e ditur
shumë mirë që shenjtorët përsëri-
tin Krishtin në kohë dhe janë
shembuj për ne. Të krishterët e ko-
hëve të sotme në këtë mënyrë ma
rrin kurajë për të përballuar sfidat
e jetës dhe provat e ndryshme. Jetën
dhe veprimtarinë e Shën Astit e pa-
raqiti para besimtarëve në prediki-
min e tij hieromonaku Atë Kozmai.
Në fjalën e tij Kryepiskopi
Anastas, i cili kreu Liturgjinë Hyj
nore në prani të besimtarëve të
shumtë durrsakë, ndër të tjera thek-
soi: “Shembulli që dha shenjti ësh-
të i vlefshëm edhe për ne në ditët
e sotme”. Kryepiskopi foli edhe
rreth përpjekjeve të pandërprera të
Kishës për t’i ardhur në ndihmë
mbarë komunitetit të këtij qyteti.
Ai premtoi se këtë vit do të hapet
një shkollë fillore bashkëkohore
dhe do të gjendet një mjedis i për-
shtatshëm për të përmirësuar edhe
më tej kushtet e kopshtit të
fëmijëve.
Korresp. i gazetës “Ngjallja ”