Botime të reja kishtare
A ekziston Perëndia?
Një nga ateistët e sotëm thotë: “Lë-
rja idenë e Zotit klerikëve dhe maceve
qorre, ose urithëve që nuk shohin”.
Dikush tjetër pyet: Duke hedhur
vështrimin nga shkenca, teknologjia
ose zhvillimi social, a mund të besoj-
më akoma në ekzistencën e Perëndisë?
Ky mendim është anakronizëm, naivi-
tet apo padituri?
Të arsimuarit dhe të rinjtë, për sa i
përket një koncepti të tillë, kanë te-
ndencë të priren nga liria. Ata besojnë
vetëm në zhvillimin e shkencës dhe
kulturave.
Çështja për ekzistencën e Perëndi-
së është problem shumë serioz, që ka
okupuar mendjen e shumë njerëzve.
Ne duhet ta shohim këtë çështje objek-
tivisht dhe realisht.
Në radhë të parë theksojmë se kjo
temë nuk i përket vetëm së sotmes, për-
kundrazi ajo është shumë e vjetër. Shu-
më njerëz kanë folur rreth saj, duke u
munduar ta analizojnë në thellësi.
Ata janë përpjekur t’i përgjigjen
pyetjeve të mëposhtme:
A ekziston Perëndia? Nëse Ai ek
ziston, kush e krijoi Atë? Kush dhe
çfarë është Perëndia? Nëse Ai nuk
ekziston, përse flitet për qenien e Tij?
Kush e drejton universin e pafund?
Mos vallë universi u krijua nga vetve-
tja apo u krijua rastësisht, pa ndonjë
kuptim dhe pa ndonjë qëllim? Mundet
që rastësia, fati ta shpjegojë misterin
e universit dhe aq më tepër misterin e
qenies njerëzore? Përfundimisht çfarë
është rastësia, fati? A janë të përbërë
nga ndonjë substancë?
Ndryshe pyetja mund të ngrihet:
Ekziston Zoti apo rastësia, ose fati?
Përgjigjja ndaj pyetjes së fundit
për sa i përket pjesëmarrjes së Zotit
në krijim ose krijimi i botës erdhi si
rezultat i rastësisë, pa ndonjë shkak,
është një çështje thjesht personale. Ajo
vjen si rezultat i besimit, i cili nuk
është diçka objektive dhe nuk mund
të shqyrtohet ose shpjegohet në kua-
drin e një teorie shkencore. Ajo varet
nga mënyra personale e jetesës. Besi-
mi i secilit prej nesh reflektohet në
sjelljen e tij.
Besimi tek Perëndia është një mi
ster. Ai është diçka që shfaqet si rezul
tat i konfliktit me vetveten, racionalen
dhe me botën përreth. Me anë të kësaj
sprove me mendjen, po përpiqemi të
futemi më thellë në shpjegimin e kësaj
çështjeje, duke mos u nisur nga kënd-
vështrimi i një besimtari orthodhoks,
por duke e parë atë në këndvështrime
të ndryshme. Kjo bëhet për të ndih-
muar të gjithë ata njerëz që seriozisht
dhe sinqerisht duan të merren dhe t’i
përgjigjen kësaj çështjeje kaq të rë-
ndësishme – ekzistencës së Perëndisë.
Prandaj do të ishte me interes të shi-
konim këtë çështje nga këndvështrime
dhe burime të ndryshme. Ky dialog do
të na çojë në zbulimin e së vërtetës.
Monologu nuk është një instrument i
së vërtetës.
Pikërisht këto probleme trajtohen
në librin e ri “A ekziston Perëndia”
përshtatur nga teologu Jorgo Papadho-
pulli.