Nga Shenjtorët e muajit
Parashqevia, oshënare – martire (26 korrik)
Prindërit e saj të krishterë, Aga- thoni dhe Politia, jetonin në peri- feri të Romës në kohën e Adrianit (117-138). Duke qenë pa fëmijë më parë, e pritën si shpërblim të lutjeve të tyre dhe i dhanë emrin Parashqevi, sepse lindi të premten (= Paraskevi = përgatitje). E edu- kuan me dashuri më Zotin.
Vajza e virtytshme, e mençur dhe e bukur studionte Shkrimin e Shenjtë dhe frekuentonte shërbe- sat, derisa mbeti jetime. Atëherë pasurinë e saj ua dha të varfërve dhe vetë u rreshtua në një vëllazëri (murgeshash).
Më vonë, me “bekimin” e igu- menes doli nëpër Romë dhe në krahinën e saj dhe predikonte Krishtin me sukses. Çifutët e patën zili dhe e paditën. Kështu u kap në kohën e AntoninitPiu (138 -161). As me të butë dhe as egërsisht nuk mundën ta konvertonin dhe e tor- turuan: i veshën në kokë përkrena- ren e skuqur, e varën nga flokët dhe e dogjën me llambadha, e futën në zift dhe vaj të nxehtë, e ekspozuan në një gjarpër të tmerrshëm, e kamxhikuan dhe e shtypën me një pllakë të rëndë në gjoks. Shumë herë virgjëresha nuk pësonte asgjë.
Një herë tjetër iu shfaq në burg
një engjëll, madje edhe vetë Krishti, i Cili e lumëroi dhe e shëroi. Meqenëse ajo mbetej e pacënuar brenda vajit të përvëluar, pushte- tari kërkoi që ta spërkatte, për të vërtetuar në ishte i nxehtë ose jo. Kur u spërkat, ai u verbua nga dje- gia! lu lut oshënares i penduar dhe ajo i dha shëndetin – ndoshta për këtë arsye ne kërkojmë ndërmjeti- min e saj si mjeke okuliste.
Një herë tjetër, duke bërë she- njën e kryqit, bëri që të përplasej një gjarpër i frikshëm dhe një mre- kulli e fundit e saj bëri që të bien dhe të copëtohen idhujt e një te- mpulli. Pas këtyre besoi një shumi- cë njerëzish. Kështu, për t’i dhënë fund mrekullive të saj u detyruan t’i prisnin kokën.
Shenjtorja mjaft popullore nderohet edhe si mbrojtëse nga kolera dhe mortja. Më 14.10.1442 një stuhi e tmerrshme do ta kishte
përmbytur ishullin Hios, nëse ajo nuk do të ndërmjetonte në mënyrë efikase, siç e ëndërroi një hieromo- nak pasi u lut në një kishë të saj.
Shtojmë se sinaksarët (biogra- fitë) e saj nuk përputhen plotë- sisht.
At Justini