EmailFacebookKontakt

Është Ai që ti kërkon

Krishti vjen sa herë e kërkon dhe të ledhaton me dhembshurinë e Krijuesit, që kujdeset për bijtë e vet. Afrohu dhe preke këtë dashuri që zbret në shpirtin tënd si një rreze gjithë shkëlqim. Ti je ai që të dhuroi mirësi e gëzim. Mos e kthe kokën pas në egozimin hijendjellës dhe kërko dritë në diellin e përulësisë. Ai u bë si ty, për ty. U kryqëzua. Dha jetën për ty. U ngjall për ty. Po ti çfarë bën, o njeri, që endesh në shtigje pa fund në kërkim të lumturisë? Ku është kujdesi yt ndaj Atij që të ofroi gjithçka për hir të dashurisë më të kulluar? A e di ti se

cila është lumturia e vërtetë në këtë

jetë dhe në jetë të jetëve?

Tani mahnitesh me këto fjalë. Dëgjon me ëndje të flitet për një

histori, ndoshta më të mrekulluesh- men në këtë botë dhe ëndërron: “Ah sikur të isha edhe unë pjesë e kësaj ndodhie dhe të isha aty ku lindi dhe u kryqëzua Krishti”. Por në çast tër- hiqesh dhe kthen kokën nga muri i errët e të kujtohen ngjarjet e një dite të turbullt që kaloi pa një lutje, apo falënderim për këtë dhuratë me ernrin jetë.

Ti pret ndoshta të fiket drita e

fundit e neonit të qytetit zhurmues, i

ngre pak kokën lart drejt qiellit dhe shikon | një dritë. Mos harro: kjo dritë nuk perë- j ndon kurrë. Ajo vjen drejt e në zemrën të- j nde dhe të mbush me ngazëllimin e pu- i shtetshëm të një dashurie pa kufi, pa datë, । pa orë, pa çast që nis e mbaron në një ho- . rizont të gjerë.

Sa kohë kanë kaluar nga dita kur ti vështrove për herë të parë këtë dritë dhe ‘ shikon se si rrotullohet mendimi yt si globi [ tokësor në dhomën tënde. Të shfaqet ikona = e Krishtit në këtë rrotullim pa mbarim dhe I

kupton se kjo botë e ka një bosht. Mbyll sytë dhe shkrepëtin një buzë- qeshje që buron prej fytyrës së ëmbëlsuar me gëzimin e një zjarri që ndizet në ashklën e parë dhe merr formë dita-ditës gjersa ngroh jo ve- tëm shpirtin tënd por edhe të miqve që janë rrotull teje. Edhe ata lumtu- rohen nga gëzimi yt i çuditshëm, që nuk buron as nga pushteti, as nga paraja, as nga fama, por nga thjesh- tësia jote që rrezaton thjeshtësinë e Krishtit. Dhe ti bëhesh më i dashur se kurrë.

Tani e ndien se e gjithë kjo u realizua me anë të Krishtit dhe njerëzit janë ftuar të marrin pjesë e të shijojnë në realitet këtë dashuri që nuk është thjesht ndjenjë emocio- nale, por dashuri deri në flijim.

Duart, këmbët, sytë, trupi i Tij jam unë, ti dhe gjithë bota. Krishti tashmë pret të jesh ti me Të dhe Ai me ty. Samadhështorekjo dashuri! Sa e pastër dhe e plotë! Pa interes, pa krenari, pa…

Të tuat janë këmbët, me të cilat ai ecën në kilometrat e kësaj toke. Të tuat janë duart, me të cilat Ai bekon botën.

Isidor Koti