EmailFacebookKontakt

Mbi disa probleme në terminologjinë e teksteve filozofiko-fetare

Mbi disa probleme në terminologjinë e teksteve filozofiko-fetare
Nga Imzot Joan Pelushi
Për arsye që tashmë dihen, tra-
shëgimia në shqip e literatures filo-
zofiko-fetare nuk është e pasur dhe
terminologjia e saj nuk është e për-
caktuar qartë. Sot, përkthimet dhe
krijimet në rrafshin filozofik e fe-
tar kanë marrë një farë zhvillimi.
Por, fatkeqësisht, si në shumë fu-
sha, edhe këtu, tendenca për të për-
kthyer ka përfshirë edhe shumë
persona që nuk janë kompetentë
për ato që përkthejnë. Si pasojë
shihet një përdorim jo i saktë i ter-
mave të ndryshëm, që në vend të
sqarojnë dhe të mbushin boshllë-
kun e madh në fushën e mendimit,
shkaktojnë një pështjellim akoma
më të madh, madje në disa raste
terminologjia e përdorur shkon de­
ri në kufijtë e të pakuptueshmes.
Kjo nuk vjen nga mungesa e fjalë-
ve, por nga moskultivimi për një
kohë të gjatë i mendimit dhe i lite-
raturës fetare dhe filozofike. Në
fakt, gjuha shqipe është e pasur me
fjalë që japin nuanca të ndryshme,
por kërkohet një lëvrim dhe për-
caktim i terminologjisë për këto di-
siplina, pa përjashtuar edhe kriji-
min e neologjizmave.
Kështu që për të bërë të mundur
përkthimin e saktë të mendimit
filozofik dhe fetar, ne na duhet të
kemi terma të përcaktuar qartë.
Dhe për këtë duhet filluar nga the-
meli, nga termat bazë. Mendimi fe­
tar dhe filozofik i qytetërimit evro-
pian është ngritur mbi sintezën e
hebraizmit dhe të helenizmit, edhe
kur ato paraqiteshin me hebraiz-
min në formën e krishterizuar dhe
me helenizmin në atë të romani-
zuar. Mendimi filozofik i Mesjetës
u ngrit mbi këto dy mendime, duke
qenë njëkohësisht trashëgimtar
dhe sintetizues i prurjes biblike
(judeo-kristiane) dhe asaj klasike
(greko-romake). Terminologjia e
këtyre dy mendimeve ishte bazë
për formimin e terminologjisë feta-
ro-filozofike të Mesjetës, termi-
nologji e cila vazhdoi në formë
edhe në mendimin e mëvonshëm
dhe atë bashkëkohor, ndonëse
shpesh jo në përmbajtje. Prandaj,
për të pasur një përkthim të saktë
në literaturën fetaro-filozofike du­
het filluar me përcaktimin termino-
logjik të mendimit të vjetër klasik
dhe atij biblik.
Në procesin e përgatitjes së tek­
steve doktrinalë dhe në përpjekjet
për të përkthyer pjesë nga mendimi
i vjetër biblik dhe ai klasik, kemi
hasur në disa sfida, të cilat kërkoj-
në zgjidhje për ta ngritur gjuhën
tonë të mendimit fetaro-filozofik
në standardin e gjuhëve të tjera të
kultivuara. Meqenëse kjo është një
fushë e gjërë që do të kërkonte një
hapësirë të madhe diskutimi, do të
ndalemi për të shtjelluar në detaje
vetëm disa prej tyre, për të kuptuar
se sa i rëndësishëm është përcak-
timi i qartë i terminologjisë.
Terma të rëndësishëm në litera-
turën filozofike dhe fetare janë
frymë dhe shpirt, prandaj dallimi
dhe përdorimi korrekt i këtyre fja-
lëve është i domosdoshëm. Parimi
shpirtëror, i cili i kundërvihet atij
trupor, si në rastin e mendimit grek
(Platonist, Neoplatonist apo Gno-
stik), apo që nuk shihet vetëm në
antitezë me trupin, si në antropo-
logjinë hebraike të Dhiatës së Vje-
tër, tregohet me përdorimin e dy
termave: në hebraisht ruah dhe
nefesh dhe në greqisht pnevma dhe
psiki. Përkthimi i zakonshëm në
LXX i termit hebraik ruah është
pnevma (264 herë në LXX) dhe i
nefesh është psiki. Në latinisht
ekuivalenti i ruah-pnevma është
spiritus dhe i nefesh-psiki është
anima. Përdorimi i fjalëve ruah,
pnevma, spiritus përkon nga
kuptimi me fjalët nefesh, psiki,
anima dhe shpesh këto dy fjalë
përdoren në të njëjtin kuptim.
Por ndonëse këto dy terma, si
në traditën biblike hebraike, ashtu
edhe në shkrimet e autorëve të
lashtë klasikë, përfshirë këtu edhe
Platonin, përdoren si ekuivalentë,
përsëri shikohet një nuancë në
përdorimin e tyre. Për shembull,
fjala frymëzim jepet gjithmonë në
traditën hebraike me termin ruah.
Edhe në autorët e vjetër klasikë
grekë jepet gjithmonë me pnevma,
po ashtu si edhe në latinisht me
spiritus, duke ruajtur në këtë më-
nyrë një lloj nuance të ndryshme
nga nefesh, psiki, anima. Ashtu si
hebraishtja ruah, edhe pnevma e
spiritus janë përgjegjëse për të
folurën profetike apo ekstatike, ose
për të folurën e frymëzuar në për-
gjithësi.
Po ashtu edhe Shkrimi i Shenjtë
në përgjithësi i përdor termat ruah,
pnevma, spiritus dhe nefesh, psiki,
anima pothuajse në të njëjtin kup­
tim. “Ti nuk do ta lësh (nefesh, psi­
ki, anima) shpirtin tim në Sheol”
thotë Psalmisti. Dhe në një vend
tjetër thotë, “Në duart e tua e lë
(ruah, pnevma, spiritus) frymën
time”.1 Madje në Librin e Sirakut
38:23 fjala hebraike nefesh është
përkthyer me pnevma. Shën Joani
përdor fjalën psiki kur Zoti thotë
se “shpirti im është i tronditur”,2
ndërsa në një vend tjetër në të njëj-
tin kuptim përdor fjalën pnevma,
“Jisui u trondit në frymë.”3 She-
mbuj të tillë janë të shumtë.
Por në dy tekste të Shkrimit të
Shenjtë duket sikur bëhet një da-
llim ndërmjet pnevma dhe psiki.

Mbi disa probleme në terminologjinë e teksteve filozofiko-fetare
Mbështetës të teorisë trikotomiste
përpiqen t’i shikojnë këto pjesë si
mbështetje biblike të teorisë së
tyre.4 Këto dy tekste gjenden në
letrat e Apostullit Pavël. “Sepse
Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe
vepruese, më e mprehtë se çdo
shpatë me dy tehe dhe depërton
deri në ndarjen e shpirtit (psikis)
dhe të frymës (pnevmatos), të
nyjeve dhe të palcave.”5 Po në të
njëjtën mënyrë apostulli vë në kon-
trast njeriun/rymor ose shpirtëror
(pnevmatikon) me njeriun natyror
(psikikon).6 Gjithashtu, në disa
shkrime të Etërve të shkretëtirës,
sidomos në shkrimet asketike, bë-
het një dallim midis pnevma dhe
psikf. Shën Pavli i përdor termat
pnevma dhe psiki, jo si dy eleme-
ntë të ndryshëm, por njeriun fry-
mor (pnevmatikon) si lartësimin
më të madh të shpirtit. Për Shpirtin 1
e Shenjtë (ose Fryma e Shenjtë) |
gjithmonë përdoret ruah/pnevma/ i
spiritus: hebraisht Ruah Hako- |
dhesh, greqisht to Pnevma to Agi- |
on dhe latinisht Spiritus Sanctus. |
1 Shih Ps. 15:10; 30:6. (Renditja e
psalmeve është dhënë sipas LXX).
2 Joani 12:27
3 Joani 13:21
4Teoria trikotomiste është ajo teori që
e ndan përbërjen e njeriut në tri pjesë:
trupi, shpirti dhe fryma. (soma, psiki
dhe pnevma ose nous)
s Hebrejtë, 4:12.
6IKorinthianët, 2:14-15 dhe 15:46-47.
7 Ndonëse qëllimi i këtij shkrimi nuk
është përcaktimi teologjik i këtyre dy
Fjala pnevma (frymë) .është |
përdorur për të treguar shpirtin e |
rilindur që jeton në kungim me |
hirin e Shpirtit të Shenjtë. Ajo tre- |
gon lartësimin-e shpirtit në gje- |
ndjen e tij të parë, në gjendjen e |
tij natyrore, e cila ishte deformuar |
nga mëkati. Kështu fryma |
(pnevma) është vetë shpirti (psiki) |
në aftësitë e tij më të larta, me anë !
të të cilave ai kupton dhe përjeton |
realitetin hyjnor. Po në të njëjtën |
mënyrë është përdorur fjala/rymë |
edhe në letrën e Apostullit Juda. |
Ai i quan ata që krijojnë ndarje në |
Kishë si “njerëz mishor që s’kanë |
frymë-pnevma”*, domethënë nje- I
rëzjo të rilindur, njerëz që në shpir- |
tin e tyre nuk vepron Shpirti i She- I
njtë dhe që janë nën zotërimin e !
pasioneve mishore. Por ndonëse I
nuk ka bazë për të supozuar se
apostull Pavli po shprehet si triko-
tomist, përsëri kemi përdorimin e
dy termave të ndryshëm dhe për
një saktësi të transmetimit të me-
ndimit të tij, do të duhej që në për-
kthim të jepet me ekuivalentët e të
dy termave.
Po ashtu në mendimin e vjetër
grek haset shpesh ndarja e pjesëve
të ndryshme të shpirtit dhe për këtë
përdoren terma të ndryshëm. Duke
filluar me trikotominë platoniste,
e cila është fillimi i ndarjeve të më-
vonshme, dhe duke vazhduar me
përdorimet e Platonizmit të Me-
sëm, Neoplatonizmit, Plotinit,
Gnostikëve etj., shihet përdorimi i
të dy termave. Për t’i përkthyer në
shqip këta autorë është e nevoj-
shme të kemi terma të qartë korres-
pondues, për të përcaktuar drejt
dhe saktë nuancat e holla të këtij
mendimi. Do të ishte pothuaj e
pamundur të përktheheshin disa
autorë të vjetër, si p.sh. Filoni dhe,
si rrjedhojë edhe të gjithë komen-
tarët e rinj rreth tyre, pa një termi-
nologji të saktë të fjalëve pnevma
dhe psiki. Kështu që përpara nesh
shtrohet çështja e përcaktimit në
shqip të këtyre dy termave.
Në përkthimet në shqip ruah/
pnevma është dhënë me fjalët
frymë dhe shpirt. Në Formulën e
Pagëzimit (1462) dhe në Mesharin
e Gjon Buzukut (1555) përdoret
termi Shpirt – Shpirti i Shenjtë. Po
e njëjta fjalë përdoret edhe për
psiki/anima. Edhe nga autorët e
tjerë të mëvonshëm veriorë, si Bu-
di, Bogdani etj., përdoret Shpirt i
Shenjtë. Në botimin e Ungjillit,
gegërisht, 1872, përkthim i K.
Kristoforidhibpnevma përkthehet
me fjalën shpirt. Po me të njëjtën
fjalë shpirt përkthehet gjithashtu
edhe psiki. Në botimin toskërisht
më 1879 pnevma është përkthyer
frymë. Po ashtu edhe në botimin e
dy librave të parë të Dhiatës së
Vjetër, më 1884, si edhe në libra
të tjerë (si Psaltiri etj.,) është ruaj-
tur kalkulimi ruah/pnevma me
frymë dhe nefesh/psiki me shpirt.
Edhe në botimet e mëvonshme në
toskërisht është ruajtur kalkulimi
pnevma-frymë dhe psiki-shpirt.
Kështu në gegërisht është përdorur
forma Shpirti i Shenjtë dhe në
toskërisht Fryma e Shenjtë. Në
përkthimet e librave liturgjikë në
shqip, Imzot Noli përdor Shpirti i
Shenjtë në vend të Fryma e She-
njtë. Po ashtu edhe në botimet e
fundit të Kishës Orthodhokse është
përdorur forma Shpirti i Shenjtë.
Gjatë kësaj dekade në botimet e
ndryshme të Shkrimit të Shenjtë
janë përdorur të dyja Çalët sifrymë
ashtu edhe shpirt. Ndërsa psikikon
(I Kor. 2:14-15) është përkthyer në
mënyra të ndryshme: nga Kristo-
foridhi është përdorur fraza si
shtazë, (si edhe në latinisht lidhja
anima-animal); në botime të më-
vonshme është përkthyer natyror,
fjalë që në kuptimin teologjik nuk
është e qartë dhe madje mund të
shkaktojë një konfuzion. Më afër
qëndron fjala gjallësor.
Fjala frymë lidhet më mirë
etimologjikisht me ruah/pnevma.
Ajo ka të njëjtën rrënjë me greqi-
shten pnevma dhe sanskritishten
pran (pra+an). Frymë ka në shqip
edhe kuptimet e tjera që kanë në
gjuhët e tyre ruah, pran dhe
pnevma. Fjala shpirt, ekuivalente
me ruah dhe pnevma është një
huazim nga latinishtja spiritus.
Përdorimi i fjalës shpirt apo frymë
është i barazvlefshën dhe i saktë
nga ana teologjike, si edhe nga ana
gjuhësore. Por në mungesë të një
fjale shqipe të përpunuar teologji-
kisht, e cila do të jepte kuptimin e
nefesh/psiki/anima, mund të për-
dorej fjala shpirt. Ndonësenë shqip
frymë dhe shpirt kanë dhe për-
doren pothuaj në të njëjtin kuptim,
përsëri ndërmjet tyre ka një nuancë
të hollë që ndoshta do të na lejonte
t’i përdorim në kuptimet e mësi-
përme. Por nëse mund ta përdorim
si emër shpirt për të dhënë psiki, |
nuk do të mund ta përdornim dot :
si mbiemër, sepse nëse psikikon do
të përkthehej shpirtëror do të
ndryshohej rrënjësisht kuptimi. Siç
e përmendëm edhe më sipër më
afër fjalës psiki mund të ishte gja-
llesë ose gjellë që në shqipen mo-
derne është përdorur më tepër në
kuptimin e ushqimit, por tek auto-
rët e vjetër, si Buzuku dhe tek arbë-
reshët ka edhe atë të jetës.
Përkthimet nuk mund të bëhen
në mënyrë mekanike dhe jo nga
kushdo. Përveç njohjes së gjuhës
kërkohet edhe njohja e asaj që për-
kthehet. Këtu nuk bëhet fjalë
vetëm për një zgjedhje ose prefe-
rencë, si për shembull, përdorimi
olokaust apo i gjithëdjegur, por për
fjalë që janë shumë të rëndësishme
për një përkthim dhe kuptim të
qartë të diskutimit filozofik apo
fetar. Gjithashtu do të ishte shumë
e vlefshme, edhe për terma të tjerë,
për të ruajtur një formë që do të
tregonte tërë nuancat e termit,
sepse përveç kuptimit gjuhësor
termi ka edhe zhvillimin e tij
historik.
Adresat e faqeve në Internet dhe ajo e E-mail-it,
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, janë:
Internet: www. orthodoxalbania. org
E-mail: orthchal@ orthodoxalbania. org
·βΗ·ϋΙΙ^1····ΙΙ··|Ι
termave, përsëri ia vlen të theksohet
se ndonëse tek disa Etër të hershëm të
Kishës mund të gjenden formula në
dukje trikotomiste, vizioni i tyre për
njeriun është dikotomist. Mësimi i tyre
mbi njeriun duhet parë në tërësinë e
tij dhe jo duke shkëputur vetëm ndonjë
thënie të tyre.
8 Juda, 19.
(vijon në numrin e ardhshëm)