EmailFacebookKontakt

Korçë – Festojmë 10-vjetorin e kopshtit tonë

Korçë

Festojmë 10-vjetorin e kopshtit tonë

Më 15 qershor 1995 me iniciati- vën e Kryepiskopit Anastas dhe të një grupi të grave të Kishës Ortho- dhokse u hap në Korçë kopshti i tre- të pas atij të Tiranës e të Durrësit.

Më 10 qershor kopshti “Dashu- ria” në Korçë festoi 10-vjetorin e krijimit të tij. Festa e përkujtimit të kësaj ngjarjeje kaq të rëndësi- shme u bë në Katedralen e qytetit. Nga fëmijët e kopshtit u dha një shfaqje mjaft e bukur me këngë, recitime, dramatizim dhe vallëzim. Shfaqjen e hapi përgjegjësja e përkujdesjes ditore “Dashuria” znj. Maria Qirici, e cila foli për rru- gën 10-vjeçare të këtij kopshti, suk- seset, vështirësitë, përpjekjet për të qenë një nga kopshtet më të mira

të qytetit të Korçës. Nga ky kopsht në periudhën 10-vjeçare kanë kaluar rreth 1000 fëmijë.

Koncertin e përshëndeti edhe Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, i cili përgëzoi personelin për punën

e bërë në këta vjet dhe u uroi suk- sese të mëtejshme në punën e tyre. Të pranishëm në sallë ishin kleri- kë, përfaqësues të Seksionit të Arsimit të Rrethit, drejtoresha të kopshteve shtetërore etj. Ato thanë

fjalët më të mira për punën në kopsht dhe rezultatet e arritura.

Në këtë koncert përshëndetën edhe fëmijë, që kanë mbaruar kop- shtin tonë dhe tani kanë shkuar në shkollë. Ata përshëndetën në pja- no, me këngë, recitim, valle duke kujtuar me nostalgji ato vite. Nga Zyra Koordinuese përshëndeti znj. Nafsika Melo duke përgëzuar për rezultatet e larta të arritura me pu- nën e ndërgjegjshme të edukato- reve dhe përkushtimin e tyre, duke pasur si udhërrëfyes fjalët e Zotit tonë Jisu Krisht “Lërini fëmijët të vijnë tek Unë”.

Në Katedrale dhe në kopsht ishte organizuar edhe një ekspozitë me punimet e fëmijëve.