EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas bëhet “Qytetar nderi” i qytetit të Shën Nikollës Kretë, Greqi

Kryepiskopi Anastas bëhet “Qytetar nderi
i qytetit të Shën Nikollës Kretë, Greqi
E vogël u duk për banorët e qytetit të Shën
Nikollës salla e kinemasë Rex, në mbrëmjen e 5
qershorit kur ata u mblodhën për të ndarë
dashurinë dhe respektin e tyre me Kryepiskopin e
Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr.
Anastasin me rastin e dhënies së titullit “Qytetar
nderi” prijësit të Kishës sonë. Ishte bashkiaku i
qytetit të Shën Nikollës Jani Lukaraqi, i cili i
dorëzoi medaljen e artë “Qytetar nderi” Imzot
Anastasit. Pas tij e mori Qalën Kryepiskopi Anastas,
i cili foli për njeriun që kërkon besimin dhe dashuri-
në. Por këto jo me mënyrën që i kërkon dhe i impo-
non realiteti i sotëm, por “gjatë një udhëtimi të
palëvizshëm të shpirtit, që kërkon të vërtetën”. Për
nder të Kryepiskopit Anastas kori i njohur bizantin
i kishës “Shën Triadha” psali himne të ndryshme
kishtare. Në fund shumë nga të pranishmit duke
marrë bekimin e Kryepiskopit i uruan atij suksese
të mëtejshme në veprën e Tij baritore.
Korresp. i gazetës “Ngjallja”