EmailFacebookKontakt

Evropa ka nevojë për një kishë aktive dhe të gjallë

Kryepiskopi Anastas merr pjesë në mbledhjen e Komitetit Qendror të Këshillit Evropian të Kishave

N’ga data 3-9 qershor 2005 në qytetin e Shën Kollit Kretë, Greqi u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit Qendror të Këshillit

Evropian të Kishave (KEK), në të cilën mori pjesë edhe Kryepiskopi Anastas në funksionin e Zëvendës- presidentit të kësaj organizate.

Të shumta janë problemet dhe sfidat që ftohen të përballojnë sot kishat në Evropë. Fillimi i shek. XXI bashkë me rënien e bllokut të

Lindjes solli ndryshime të mëdha shoqërore dhe politike në konti- nentin e vjetër. Gjatë punimeve të këtij takimi u zgjodh sekretari i ri i KEK-ut si dhe u diskutuan tema të ndryshme si: “Ksenofobia dhe racizmi në Evropë”, “Emigracioni, trafiku i qenieve njerëzore”, “Islami në Evropë”, si dhe lidhjet institucionale të KEK-ut me Ki- shën Romano-Katolike, e cila megjithëse nuk merr pjesë në KEK bashkëpunon me të (Këshilli Europian i Kishave përbëhet nga 125 kisha, orthodhokse dhe protestante). Në diskutimet e Tij gjatë këtij takimit Kryepiskopi Anastas midis të tjerave theksoi: “Në situatën e re që po kalon Evropa duhet që kishat patjetër të jenë të pranishme. Kisha nuk duhet të ketë një rol muzeal (ornamental). Kemi dhe ne fjalën tonë për t’i thënë Evropës. Në vend që të ecim përpara drejt një Evrope që do të quhet Evropa e shoqërive shumëkombëshe, aksioneve anoni- me, ose të fuqishmëve të tjerë, le të synojmë solidaritetin, drejtësinë, respektin për çdo person njerëzor dhe dashurinë….”

“Në propozimet që do të lindin nga diskutimet retorike të poli- tikanëve, kishat duhet të bëhen një kandil dashurie, një faktor ndih- mës, i cili do t’i bëjë njerëzit më të përulur dhe më njerëzorë…”

“Besoj se Evropa ka nevojë për kishat, por për kisha aktive dhe të gjalla. Dhe jo kisha që do të jenë pranë të pasurve dhe të fuqish- mëve. Ka nevojë për një kishë që do të marrë pjesë në dhimbjet e njerëzve. Dhe mos harroni, mundet që në Evropë të ketë shumë para, por kjo s’do të thotë se Evropa nuk ka dhimbje.”

Korresp. i “Ngjalljes”