At Aleks Karajani i Sopikut të Pogonit
Lindi në Sopik, më 17 korrik
1900. Mbaroi shkollën plotore në
fshat dhe më vonë filloi të punojë
si shumica e fshatarëve të tij për
të bërë voza, duke lëvizur në tërë
Greqinë. Që i vogël frekuentonte
kishën duke u afruar për të shër-
byer brenda saj dhe ndihmuar
priftin aq sa ra në sy të të tërëve.
Kështu u dallua si besimtar.
Përmendim se ky fshat ka pasur
mjaft kisha dhe në të njëjtën kohë
shërbenin disa priftërinj vendas.
I ndiqte liturgjitë e tyre me
vëmendje dhe që në fëmijëri i
kishte mësuar përmendësh tërë
lutjet. Babai tij, Kosta, ishte
kandillonaft në kisha dhe herë pas
here luante dhe rolin e psaltit.
Edhe Aleksi, që dallohej nga
fëmijët e tjerë të tij, i shkonte
shpesh për ta ndihmuar. Kishat e
shumta, që shihte në fshat e në
krahinë, të pikturuara e të paji-
sura me objekte të shenjta e
nxitnin drejtrrugës së Zotit. Këta
faktorë shtuan dëshirën e tij për
t’u bërë prift, aq më tepër që tërë
fshatarët e kishin vënë re këtë
dhunti të tij dhe e dëshironin një
gjë të tillë, sepse shihnin tek ky i
ri devotshmërinë dhe zellin e
madh për t’i shërbyer njerëzve
sipas porosive të Zotit tonë Jisu
Krisht.
Më 1922 martohetme Dhimi-
trulla Kocaqin dhe me kohë krijoi
një familje të madhe me shtatë
fëmijë. Edukoi fëmijë me mora
lin e krishterë sipas porosive në’
Ungjill, duke u thënë vazhdi-
misht: “Të bëheni njerëz të mirë,
puntorë të nderuar si për vete e
për shoqëri. Largojuni veseve të
këqija dhe të jeni të kënaqur me
atë që arrini me djersën tuaj”.
Dhe vërtet ata u bënë të vlefshëm
në jetë dhe e nderuan emrin e
papa Aleksit.
Edhe papa Hroni që meshonte
në atë kohë në fshat e përkrahu
në dëshirën e tij për t’u bërë
klerik. Më 1930 hirotoniset dhe
fillon kryen detyrat e klerikut.
Deri më 1944 meshoi në Sopik,
pastaj në Çatistë disa vjet, pak
(vijon nëfaqen 10)
At Aleks Karajani i Sopikut të Pogonit
(vijon ngafaqja 9)
kohë në Hllomo, vitet e fundit
(deri më 67 kur u mbyllën kishat
e u ndalua feja) shërbeu në Skore.
Pra gjatë tërë kohës shërbeu në
krahinën minoritare të Pogonit.
Megjithëse bënte orë të tëra
rrugë për të ardhur në Skore, kur
hynte në fshat si i thonë fjalës
ndriste: i pastër, i rregullt në ve-
shje, i ëmbël me të gjithë si në për-
shëndetje edhe në biseda. Nuk
përtonte të të përgjigjej për çdo
rast që ndodhte në krahinë.
Meshonte bukur, kishte një zë
melodioz, këndonte dhe i dëgjo-
heshin saktë fjalët. E kryente
meshën me rigorozitetin më të
madh.
Të gjitha këto bënë që gjithë
njerëzit ta donin, respektonin dhe
nderonin, madje kjo u shfaq edhe
më shumë kur u detyrua ta hiqte
veshjen e klerikut. Jetoi i nderuar
deri më 1 shkurt 1984.
Mbahet mend si shembull i
meshtarit. Vepronte duke pasur
parasysh pikërisht atë që ka thënë
Jisui: “Kështu le të ndrisnjë drita
e juej përpara njerëzve, që të sho-
hën punët tuaj të mira, e të lavdë-
rojnë Atin tuaj që është ndë qiej-
të” (Mat. 5,16) dhe duke jetuar
ashtu si ka vepruar Apostull
Pavli: “Pa fjalë! Me vepra të mira
e sjellje morale. Të gjithëve u qe
shërbëtor dhe veten e uli për të
ngri-tur të tjerët. Ishte një luftëtar
i patutshëm në misionin e tij
hyjnor”.
Kristofor Beduli