EmailFacebookKontakt

Reportazh – Ditët e një konference studentore për misterin e dashurisë

Reportazh

Ditët e një konference studentore për misterin e dashurisë

Manastiri i Shën Vlashit, Du- rrës. Konferenca studentore 2005. Padurimi i ardhjes së kësaj ngjarje kishte kohë që i kishte ngërthyer të rinjtë në pritje. Ajo vinte bashkë me stinën e rilindjes së jetës, buku- risë së natyrës, lulet e majit, gëzi- mit shpirtëror të atmosferës së Pa- shkës së Madhe, e cila ishte ende duke u përjetuar me entuziazmin karakteristik rinor.

Manastiri mahnitës i Shën Vlashit do të bëhej edhe këtë vit vendi mikpritës për pjesëmarrësit në konferencë e ardhur nga disa qyte- te të vendit. Qetësia, jeta e pasur shpirtërore dhe edukuese, natyra… e bënin kohën përreth manastirit një çast të papërshkruar soditës dhe përjetimi të thellë spiritual. “Vetëm këtu mund ta gjej qetësinë e vërtetë shpirtërore”- thotë Esmeralda, teksa qëndron me miqtë e saj në hollin kryesor të Akademisë Teologjike. Ajo takon me kërshëri shoqet dhe shokët e saj që studioj- në në këtë akademi. Ndërsa për vajzën nga Vlora, Grisedën, është hera e parë që merr pjesë në një aktivitet të tillë dhe kureshtja e ndjek në çdo hap, duke përjetuar me emocione gjithçka.

Tërheqëse ishte edhe tema e këtij aktiviteti tradicional me të rinjtë ortodhoksë “Martesa, misteri i dashurisë”. Gjithçka nisi me Shër- besën e Paraklisit të premten dhe më pas vijoi me një ndeshje sportive. Mbrëmja e kësaj dite do t’i mblidhte të rinjtë në referatin e pare të mbajtur nga pedagogu i Aka- demisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, z. Dhimitër Qosja.

“Një vend i përshtatshëm që të rritet dashuria është martesa dhe këtë e ofron Kisha jonë, pasi ajo krijon kushte të favorshme që kjo të zhvillohet. Martesa, nga niveli psikologjik dhe social kalon në ni- velin shpirtëror. Njeriu ftohet të pranojë brenda Kishës hirin e Perëndisë duke qenë edhe ai aktiv, bashkëpunëtor në këtë vepër.

Martesa është një shoqëri personash, një shoqëri dashurie. Nje- rëzit plotësojnë diferencat që ekzi- stojnë midis tyre. Martesa është një gëzim dhe presupozon këtë që tashmë nuk jeton ti, por jeton tjetri në ty. Dashuria ofron mundësinë e lëvizjes nga interesi personal në interesin e përbashkët”.

Gjithashtu ai foli edhe për ba- shkëjetesën, një dukuri shumë e përhapur kohët e fundit. “Periudha për bashkëjetesën nuk presupozon unitet real dhe nuk është e shë- ndetshme. Ajo shndërrohet në një kontratë të brishtë shoqërore dhe

presupzon kënaqësi të funksioneve biologjike. Kjo lidhje mund të ka- lojë në një bashkëjetesë torturuese, d.m.th. ti nuk ndihesh i sigurt se si do të përfundosh, nuk ndien gëzi- min e sigurt që të ofron martesa. Martesa më Krishtin ofron një kuptim edhe më të thellë. Kur mar

tesa kryhet më Krishtin, ajo merr një kuptim të ri”.

E shtuna ishte dita e dytë dhe më e pasur me veprimtari shpirtë- rore e argëtuese. Në mëngjes, çifti misionar amerikan Panajot dhe Shanon Sakalariu sollën në refera-

tin e dytë të kësaj konference për- vojën e tyre familjare dhe dhanë disa udhëzime të rëndësishme për një jetë martesore, e cila duhet të ketë në qendër të saj Krishtin. “Është shumë e rëndësishme që dashuria të jetë nën autoritetin e Krishtit. Ai ju fton që t’i afroheni Atij dhe

t’i kërkoni falje kur mëkatoni. Duhet të zhvilloni vetëkontrollin. Mos filloni diçka, të cilën nuk mund ta mbaroni. Mos mendoni që të bë- ni gjëra jashtë martese dhe pastaj t’i ndaloni. Etja nuk pret që të ma- rrë, por dashuria pret që të japë”.

Pas këtij diskutimi që u përcoll me interes nga pjesëmarrësit e konferencës, të rinjtë u ndanë në- për grupe dhe folën bashkarisht rreth kësaj teme duke shkëmbyer me njëri-tjetrin mendimet dhe opi- nionet. Në orët e drekës u zhvillua

(vijon nëfaqen 8)

(vijon ngafaqja 7)
një ekskursion në plazhin e Durrë-
sit, ndërsa në mbrëmje një program
festiv me këngë e valle popullore.

Në mbrëmje, drejtori i Akade- misë Teologjike, Hirësi Ilia Ketri, mbajti referatin e tretë dhe të fundit në këtë konferencë. Ai shpjegoi nga ana teorike dhe praktike cele- brimin e misterit të martesës në Ki- shë. “Martesa ka dalë nga Edeni. Ishte dëshira e Perëndisë që njeriu të mos jetë vetëm dhe krijoi gruan. Por a janë të barabartë? Jo, është gabim. Atë që bën burri nuk e bën gruaja dhe anasjelltas. Të barabar- ta për gruan dhe burrin janë pari- met politike, por nuk kanë të bëjnë në kontekstin tonë të bashkëjetesës. Si burri ashtu edhe gruaja realizoj- në në plotësinë e ndjenjave të tyre atë çdo të thotë grua dhe çdo të tho- të burrë. Në këtë lidhje realizojnë njerëzillëkun e tyre. Perëndia e ka thënë që njeriu s’është mirë të jetë i vetëm. Prandaj i ka krijuar që të dy. Ata realizojnë plotësinë e tyre dhe

kjo bekohet nga Kisha dhe Perëndia.

Ne lutemi të gjithë së bashku si Kishë që të dërgojë dashuri të plotë, të përsosur, të përkryer, të mbaruar me paqe, d.m.th. të kenë dashuri paqësore që nuk karakte- rizohet me acarime dhe me zënka, por me ndihmën e njëri-tjetrit. Lutemi për të qenë në një mendje dhe në besim të sigurt. Secili ruan per- sonalitetin e tij, por në shoqërinë martesore kanë njësinë e mendjes, të bekohen, të ruhen në harmoni dhe sjellje të papërlyer me besim të përsosur për njëri-tjetrin. Falet Kisha për martesën e ndershme dhe shtratin e panjollosur. Këtu shikojmë bekimin e Kishës, Hirin e Zotit që martesa të jetë e ndershme dhe të nderojnë shtratin mar- tesor. Të ruhen në mënyrën e jete- sës të pagabueshëm, të jenë në më- nyrën e jetës së tyre të përkryer, të përsosur dhe kërkon Kisha për këta dy njerëz këto bekime. Perëndia i vendos në një lidhje të pazgjidhur.

Janë tri kurora. l)Mbreti mban

kurorë sepse ka pushtet, nder, lavdi dhe përgjegjësi. Dhëndri dhe nusja janë mbreti dhe mbretëresha e familjes dhe iu takon nderi. Kur shqiptarët shikojnë ndonjë të ri që bën marrëzi thonë: “S’ka turp, bu- rrë 25 ose 28 vjeç dhe është i mar- tuar”. D.m.th për shqiptarin ai që është i martuar duhet të jetë i pjekur, duhet të jetë i përgjegjshëm sepse ka një nder dhe një përgjegjësi.

2) Shën Pavli thotë që unë kam luftuar dhe tani s’më mbetet gjë tjetër veçse kurora. Por edhe në ko- hën e lashtë përdorej kurora në oli- mpiadë. Dhëndri dhe nusja duhet të konkurojnë në jetë sipas Krishtit, që të fitojnë kurorën e lavdisë dhe kurorën e nderit. 3)Më pëlqen të sjell si shembull edhe kurorën e Krishtit. Ishte një kurorë turpi dhe talljeje. Ai e bëri një kurorë nderi të lavdisë. Dhe kjo kurorë që vihet mbi kryet e çiftit ështe edhe kurora e Krishtit. Ndoshta do të plagosen në martesë, ndoshta do të kenë vështirësi, por kjo mund të jetë në

lavdi. Prandaj kur themi kurorëzo- het shërbëtori i Perëndisë me shër- bëtoren e Perëndisë në emrin e Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tri herë, atëherë thuhet: “O Zot, o Perëndi, kurorëzoi me nder dhe me lavdi”. Edhe kur i hiqet kurora nga koka prifti thotë: “Pranoi në mbre- tërinë tënde”. Më pas çohet kurora në Tryezën e Shenjtë që përfaqë- son fronin e Perëndisë. Dhe siç janë kurorëzuar këtu me nder dhe me lavdi do të shkojnë edhe në mbretërinë e Perëndisë të am- shuar. Ky është kuptimi. Dashuria e martesës është si një farë dhe që të rritet, duhet ta kultivoni”.

E diela ishte dita e mbylljes së konferencës. Ndërsa autobusat niseshin për në destinacionet e tyre, mbresat e kësaj konference vazhdonin të ishin pjesë e bisedave mes të rinjve, të cilët morën me vete ngjarjet e tri ditëve të një aktiviteti me kujtime të paharruara për ta.

Isidor Koti