Pak nga historia e Manastirit
Sipas studimeve të bëra nga prof. dr. Aleksandër Meksi, kisha
e Manastirit datohet si ndërtim i shek. XIII-XIV, duke u marrë
si bazë trajtimi i fasadave në arkada, si dhe në bazë të analogjisë,
ku kjo kishë përafron me atë të Shën Kollit në Kurjan, Fier.
Në Simpoziunim shkencor “2000 vjet art dhe kulturë kishtare
në Shqipëri”, sipas prof. dr. P. Vocotopoullos kisha i takon shek.
X-të. Ky version është i bazuar tek Krautheimez, i cili thotë se
kjo rrjedh nga burime muzeale.
Rindërtimi më i vonshëm i saj ka qenë në vitin 1884, ku
janë shtuar hajati, eksonarteksi dhe kambanorja.
Duke parë vlerat shpirtërore dhe historike të këtij Manastiri,
nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas dhe me
donacione të siguruara nga Ai, në vitin 2003 filloi restaurimi i
kishës së tij, sipas një projekti të miratuar dhe të ndjekur nga
Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe të hartuar nga persona-
litete të kësaj fushe. Gjatë këtij restaurimi, kur u bë zbulimi i
çatisë, ashtu siç pritej, u gjetën gjurmët e fazës së parë bizantine
të kishës.