Festa e Mesrrëshajëve
(Gjysmëpentikostia)
Në mes të javës së katërt, kremtohet solemnisht dita në mes të Pashkës dhe Rrëshajëve. Kjo quhet festa e Mesrrëshajëve, në të cilën Krishti “në mes të festës” i mëson njerëzit për misionin e tij shpë- timtar dhe iu ofron të gjithëve “ujin e gjallë” (Joani 7:14, 38). Përsëri ne kujtohemi për praninë e Mësuesit dhe për premtimin e tij shpëtimtar: “Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë” (Joani 7:37). Ne mendojmë përsëri për vdekjen dhe ngja- lljen tonë me Krishtin në Pagëzimin tonë dhe për marrjen e Shpirtit të Shenjtë prej Tij në Mirosjen. Ne e dimë që i përkasim mbretërisë së Krishtit të Ngjallur, ku “Shpirti dhe Nusja thonë ‘Ejal’ Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës” (Zbulesa 22:17, Isaia 55:1).
Në mesin e festës, o Shpëtimtar, shuaje etjen e shpirtit tim me ujin e gjallë, siç i ke premtuar të gjithëve: Nëse dikush ka etje, le të vijë të pijë! O Krisht Perëndi, Burim i jetës, lavdi më Ty (Përlëshorja).
Krishti Perëndi, Krijuesi dhe Zoti i të gjithave, i ftoi të gjithë në mes të festës: Ejani dhe pini ujin e pavdekësisë! Ne falemi para Teje dhe thërrasim plot besim: Falna mëshirat e tua, se Ti je Burimi i jetës sonë! (Shkurtorja).