EmailFacebookKontakt

Të rinjtë beratas në gjurmët e traditës

Në hyrje të Beratit, aty ku kalaja i bie ndër këmbë lumit Osum, mes gurëve të shkëmbinjve, ngrihet një faltore si grazhdi i lindjes së Krishtit, një faltore – Shën Mëhilli – e cila prej vitesh ka mbajtur simbolin e neomartirit Nikodhim.

Pikërisht, këtu në saje të një pune të ndërgjegjësuar të bërë me përkushtim nga predikuesit e Fjalës së Perëndisë është bërë e mundur që Bijtë e Dritës në këtë qytet, jo vetëm të afrohen pranë

strehës së Zotit, por të japin dhe kontributin e tyre shpirtëror, moral e material. Ndër këta të rinj janë dhe Juli e Florian Dhëmbi, të cilët me bekimin e Kryebariut Imzot Ignatit, që i siguroi dhe lëndën e parë, punuan ikonostasin e kësaj kishëze.

Ky kontribut, është dhe mbetet një tregues i vërtetë jetësor se brezi i ri do të jetë i denjë si vazhdues i besimit orthodhoks.

Ky kontribut është një dëshmi e aftësive dhe shijeve artistike, në

të cilat ata janë përpjekur të ruajnë traditën e drugdhendësve, duke iu përgjigjur kulturës së traditave bizantine, që e kanë shenjtëruar më shumë këtë strehë.

Nëpërmjet këtij shkrimi dua të sjell mesazhin për të rinjtë, Bijtë e Dritës, që.të jenë sa më pranë strehës së Zotit, ku ata gjejnë bashkësinë, paqen, dashurinë, për të cilën ky brez është i etur dhe duhet ta ketë si ushqim shpirtëror.

Sotiraq Mishaxhi