EmailFacebookKontakt

Dielli nuk harron kurrë që të lindë…

Në luginën pjellore të Devollit, rrëzë Malit të Thatë shtrihet fshati Progër.

Fshat me tradita dhe historinë e tij të veçantë me banorë punëtorë e mikpritës dhe popullsi të dy besimeve fetare.

Të krishterë e myslimanë, ku asnjëherë nuk kanë pasur përçarje fetare, përkundrazi kanë qenë një bashkësi në harmoni, dashuri dhe respekt reciprok.

Ata së bashku mburren për kulturën e lashtë. Më 18 dhjetor 1998 festuan me madhështi 90-vjetorin e shkollës së parë shqipe në fshat.

Dihet se pas vitit 1900 prindërit tanë morën rrugën e mërgimit. Ata kudo që jetuan e punuan kishin në shpirt e zemër dashurinë për vendlindjen dhe besimin tek Zoti.

Ata, ndonëse larg, ndihmuan për ndër- timin e kishës në fshatin e tyre të lindjes.

Zanatçinjtë duarartë fshatarë si Josif e Thimi Grazhdani etj., si dhe puna e palodhur e gjithë fshatarëve ngritën një ansambël arkitektonik me karakter muzeal dhe gdhendje në gur, në dru, punime hekuri dhe afreske murale.

Shumë ornamente të vendosura aty ishin sjellë nga Misiri e gjetkë, me vlera të mëdha si ikonostasi me epitafet.

Por në vitet e egra të monizmit u trondit besimi fetar. U shkatërrua kisha e xhamia, u shkatërrua shtëpia e Zotit.

Dielli nuk harron kurrë që të lindë.

Por, ndodhi që në Shqipëri, një vend i bekuar nga Zoti, harroi të kalojë për shumë vite…

Pastaj befas u kthye dhe vendi i shqipo- njave u rilind… ishte një mjegull dhe bota nuk e shihte fytyrën e vendit tim… Tani mund ta shohë këtë vend. Nuk është ashtu si kanë folur për Atdheun tim. Tani i ka të gjitha.

Ndonëse me shumë dhimbje edhe tek ne erdhën ditët e ringjalljes së besimit, sepse fjalët e Zotit kapërcejnë kohën dhe histo- rinë… Ato janë ushqimi shpirtëror, pa të cilin nuk mund të ketë qytetërim, bashkim e vë- llazërim.

Vite më parë u ndërtua xhamia në mes të fshatit, ku dhanë kontribut simbolik e shpir- tëror fshatarët pa dallim feje.

Po kështu dhe komuniteti fetar orthodhoks me dëshirën e madhe dhe interesimin u aktivizua për rindërtimin e kishës së re në fshat. Në vitet e demokracisë lindi shpresa e jetës, shpresa e besimit në zemrat e të gjithëve.

Ne si grup nismëtar falënderojmë bashkë- fshatarët tanë me banim në Tiranë prej 116 vetësh, pa dallim feje për kontributin e dhënë për ndërtimin e veprës së madhe dhe të bukur, tempullin e Zotit dhe në Progrin tonë.

Aty gjithmonë do të luten e falen, do të edukohen dhe lehtësohen shpirtërisht besimtarët.

Kur në fshat afishuam listën e emrave të bashkëfshatarëve me banim në Tiranë për ndihmat e tyre simbolike, nuk munguan lotët e gëzimit dhe mallëngjimit.

Të gjithë do të jemi krenarë, sepse po bëjmë një detyrë të shenjtë shpirtërore që na takon, duke rindërtuar veprën madhështore që e ndërtuan me mundime e sakrifica prindë- rit tanë vite më parë, pikërisht aty ku Zoti jetoi i heshtur dekada të tëra.

Të dashur bashkëfshatarë!

Ju po punoni pa u lodhur dhe të përku- shtuar, por dhe ne, ndonëse jetojmë larg, me shpirt e zemër jemi midis jush. – Ne jemi aty! Në çdo familje, në çdo gur, në çdo cep! Pikërisht aty tek vendi i bekuar, rrëzë malit, ku zjen puna juaj!

Pikërisht aty ku nesër do të ngrihet dhe do të qëndrojë madhështore vepra juaj e ëndërruar. Ju mendojmë të bashkuar në këto ditë gazmore, ku diskutoni dhe punoni, duke hedhur themelet e shëndosha për të qëndruar të forta në shekuj nga brezi në brez. Pra së shpejti dhe në Progrin tonë do të qëndrojnë si në legjendë dy tempuj të Zotit, dy vepra madhështore të bukura për të fisnikëruar çdo njeri, për të vazhduar kulturën, mirësjelljen, për të sfiduar të kaluarën e hidhur.

Grupi nismëtar: Aurika Tërpini,
Andon Kola, Agron Pecani,
Kristo Trajani, Thoma Ceko.