EmailFacebookKontakt

Protestë

Berat, më 02.05.2005

Lënda: Protestë për vonesën e rikthimit të kishës së Shën
Gjergjit Kala, Berat Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë

Kryetarit të Këshillit të Ministrave, zotit Fatos Nano
Tiranë

Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zotit Blendi Klosi
Tiranë

Drejtorisë së Institutit të Monumenteve të Kulturës
Tiranë

Prefektit të Qarkut Berat, zotit Thanas Broka
Berat

Kryetarit të Bashkisë Berat, zotit Fadil Nasufi
Berat

Për dijeni: Kryetarit të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave të Republikës së Shqipërisë, zotit Sokrat Sina

Tiranë

Ne, besimtarët orthodhoksë të Beratit, protestojmë fuqishëm për vonesën e tejzgjatur të rikthimit të pronës sonë shekullore, të kishës së Shen Gjergjit në kalanë e Beratit.

Në këtë tempull të lashtë janë falur në shekuj paraardhësit tanë.

Fatkeqësisht, në kohën e regjimit ateist, kjo faltore u shndërrua në një lokal, të ashtuquajtur Pikaturistike e kalasë.

Qysh me rihapjen e kishave në dhjetor të vitit 1990 kërkuam me këmbëngulje që t’i kthehet Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, së cilës i përket tradicionalisht dhe ligjërisht.

Në vitin e mbrapshtë të 1997- s, ky objekt u plaçkit dhe u shka- tërrua barbarisht.

Kërkesave tona të shumta e të vazhdueshme në organet vendore dhe qendrore autoritetet përkatëse u janë përgjigjur me premtime, me sorollatje, por pa zgjidhje konkrete.

Në verën e vitit 2002 bëmë pastrim-rregullimin e kishës dhe filluam faljet në ditët e shënuara të kalendarit orthodhoks. Këtu kanë marrë dhe marrin pjesë me qindra besimtarë beratas dhe nga krahina të tjera të Shqipërisë.

Me indinjatë konstatojmë se kohët e fundit Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës, Berat kanë filluar prej disa muajsh të bëjnë punime pa dijeninë e miratimin e Mitropolisë së Beratit dhe pa marrë leje ndërtimi nga KRT-ja e Bashkisë Berat, gjoja për mirëmbajtjen e objektit në fjalë.

Këto veprime, sipas nesh, kanë një synim keqdashës ndaj kishës dhe përfitime pasurimi vetjak.

Për këto arsye protestojmë dhe kërkojmë:

Të ndërpriten punimet nga institucionet e sipërpërmendura.

Të na kthehet sa më shpejt kjo kishë në pronësinë tonë.

Në qoftë se këto kërkesa nuk do të plotësohen, kjo gjë do të tronditë harmoninë fetare dhe do të na detyrojë të kalojmë në veprime të tjera duke kërkuar të drejtat tona edhe në forumet e institucionet ndërkombëtare.

Me respekt

Nga përfaqësuesit e besimtarëve orthodhoksë berata;

Atë Petraq Simsia Ilia Zaka /f- Llambi Goxhomani Miltiadh Veveçka Ilda Sylari Xhovan Kajana Kristaq KoIarS^ Palush Pushi