EmailFacebookKontakt

Festë mbi themelet e kishës së re

Tepelenë

Festë mbi themelet e kishës së re

Me rastin e Pashkës së Madhe, festës së Ngjalljes së Krishtit besimtarët orthodhoksë të qytetit të Tepelenës morën pjesë me gëzim në meshën e organizuar këtu nga at Nathanaili.

“Perëndia këtë herë, ne besimtarëve ortho- dhoksë tepelenas na solli një dhuratë të jashtë- zakonshme: pranë sheshit kryesor të qytetit janë hedhur themelet, mbi të cilat po ngrihet kisha jonë orthodhokse. Është kisha, për të cilën kemi ëndërruar kaq vjet, për të cilën jemi lutur aq shumë, për të cilën kemi punuar pa u lodhur përkrah Kryepiskopit Anastas”.

Pikërisht mbi themelet prej betoni të kësaj kishe u krye Liturgjia e Pashkës, që ushtoi nga kryekënga madhështore “Krishti u Ngjall së vdekurish…!”

Llukan S. Stavro