EmailFacebookKontakt

Ditët e shënuara në Berat

’ashka në mbarë vendin

Berat

Ditët e shënuara në Berat

Besimtarët e dioqezës së Beratit ditën e Ngjalljes e festuan në dy kisha: në atë të Shën Spiridhonit dhe Evangjelista në Kala. Vet Mi- tropoliti, Imzot Ignati iu drejtua besimtarëve: “Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon”. Duke ndezur llambadhën e Pashkës dhe më pas kori i besimtarëve nisi të këndojë himnin e Ngjalljes.

Besimtarët beratas, në kremtimin e Pashkës kishin mes tyre Presidentin e Republikës, Zotin Alfred Moisiu.

Në hyrje të kishës President! u prit nga një engjëll i shpresës, veshur me kostum popullor dhe nga disa besimtarë. Vajza e krishterë, Irena Përmeti, bashkë me buqetën e luleve i tha:

“Vizita juaj në qytetin e bardhë, në djepin e autoqefalisë, është një shembull njerëzor e fisnik i përulësisë para Perëndisë, sepse me- sazhi juaj në këtë ditë të shenjtë të madhërishme është dashuri, paqe, tolerancë e mirësi, ai është gëzim midis gëzimit tek besimtarët”.

Pas përshëndetjes Mitropoliti i dioqezës, Imzot Ignati i dhuroi ikonën e Shën Marisë.

President! në fjalën e vet përcolli këtë me- sazh: “Vij në qytetin e lashtë kristian për t’i uruartë gjithë orthodhoksëve Gëzuar Pashkët!

sepse ky qytet është vendi i modelit të tole- rancës fetare”.

Dita e tretë e Pashkës – dita e shuarjes së qirinjve, tashmë është bërë traditë të bëhet në

“Shën Ili”. Ajo, për përmasat dhe madhështinë që merr, është quajtur dhe sofra e besimtarëve beratas.

Sotiraq Mishaxhi.