Sarandë
Nga ceremonia e festimit
të Pashkëve në kishën
e Shën Harallambit
Në ceremoninë e Ngjalljes së Krishtit në kishën e Shën Harallambit, në Sarandë mes
besimtarëve të shumtë të këtij qyteti ka ndjekur Meshën Hyjnore të Pashkëve edhe Kryemi- nistri Fatos Nano. Kryeministri i shoqëruar nga bashkëshortja, është takuar me autoritetet e kishës së Shën Harallambit, ku u ka uruar festën e Pashkëve. Pas takimit Kryeministri i është përgjigjur interesimit të gazetarëve: “Kam kënaqësinë tëfestoj Pashkët në kishën e Shën Harallambit, në ditën e Ngjalljes së Krishtit, që është një simbol rilindjeje dhe përtëritjeje për të gjithë, për të jetuar në paqe dhe në solidaritet me njëri-tjetrin, për të ndërtuar një jetë në komunitet, që krijon hapësira për të gjithë, mbi bazën e këtij institucioni të rëndësi- shëm, siç është bashkëjetesa midis komunitete- ve fetare në Shqipëri, që shfaqet edhe në këtë ditë të shënuar, në të cilën të gjithë festojnë së bashku. “Gëzuartë gjithëve!”, – deklaroi Nano pas takimit me autoritetet e Kishës.