“…Misioni i këtij libri është të tregojë vlerat e pamohueshme
të Orthodhoksisë dhe krishterimit në përgjithësi…”
Fjala e
Prof. Dr. Paskal Milos
Fortlumturia Juaj! Të nderuar miq!
Sot Prof. Anastasi na ka mbledhur në një rast disi të veçantë, ndryshe nga herë të tjera. Jo për të ndjerë elokuencën depërtuese dhe predikimin e tij mbresëlënës, por për ta njohur atë shumë më tepër se çfarë kemi ditur si një filozof shumëdimensional dhe mbi të gjitha si një teoricien e zhvillues origjinal i Orthodhok- sisë në botën e ndërlikuar e komplekse bashkë- kohore. Përkthimi në gjuhën shqipe i studimeve të tij për rolin dhe misionin e Orthodhoksisë me titullin shumë domethënës “Globalizmi dhe Orthodhoksia” është një kontribut i vyer i Ki- shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për pasurimin e literatures që ngërthen problemet e globalizmit, i parë nga një këndvështrim origjinal. Libri nuk është thjesht një përmble- dhje studimesh të një teologu epokal të Ortho- dhoksisë, por edhe një dëshmi e një filozofi, akademiku dhe personaliteti me integritet të shquar ndërkombëtar, që dëshmon erudicionin dhe kulturën e tij enciklopedike në një mënyrë tepër të thjeshtë dhe të kuptueshme. Libri ka një numër të madh idesh dhe tezash tërheqëse dhe origjinale, por, në pamundësi për të që- ndruar në të gjitha ato, po shfaqim disa me- ndime modeste për vlerat e çmuara që paraqesin disa prej tyre. Unë mendoj që mesazhi kryesor që sjell Fortlumturia e Tij në këtë libër nuk është shqetësimi për fatin e Orthodhoksisë në
botën e sotme globale, që siç thotë vetë në parathënie e ka kthyer planetin tonë në një qytet të madh me shumë lagje të varfra. Përkundrazi misioni i këtij libri është të tregojë vlerat e pamohueshme të Orthodhoksisë dhe të Krishterimit në përgjithësi në zhvillimin dhe përkryer- jen e shoqërisë njerëzore drejt një bashkësie mbarëbotëore të dashurisë sikurse me të drejtë është edhe leitmotivi i këtij libri shumë mbre- sëlënës. Fortlumturia e Tij ka një vështrim vizionar për botën dhe për të ardhmen e saj. Ai vlerëson lart arritjet e shoqërisë moderne teknologjike, por ndjen thellë edhe shqetësimet që ajo ka sjellë dhe që mund të sjellë në të ardhmen. Në këto shqetësime nuk ndihet vetëm shpirti i trazuar i një apostulli të Orthodhoksisë, por edhe i një qytetari, filozofi dhe akademiku që jeton kohën e tij, që është i ndërgjegjshëm për çekuilibret që sjell zhvillimi intensiv tekno- logjik dhe për detyrat urgjente që ka shoqëria bashkëkohore për t’u ruajtur nga fenomenet negative dhe shkatërruese që shoqëron zhvillimet e pakontrolluara. Me ndjenjën e këtij shqetësimi Fortlumturia e Tij konstaton se me zhvillimin teknologjik rrezikohemi të hyjmë në një peri- peci të tmerrshme vetëshkatërrimi, sepse nuk e përdorim, por e shpërdorojmë natyrën. Njeriu modern, duke humbur vlerën e çdo shenjtërie ka kaluar tashmë në ekstremin tjetër; të shikojë natyrën me një vështrim të përlyer, pa respekt, shpesh me një cinizëm agresiv dhe jo me da- shuri. Silletndaj saj si grabitës dhe izolohetnë strofkat artificiale të tij, por edhe hakmerret. Ky është një shqetësim i natyrshëm, që përpu- thet me ndjenjat e shumicës së bashkësisë nje- rëzore. Protokolli i Kiotos është një përpjekje e institucionalizuar e komunitetit ndërkombë- tar për t’u mbrojtur nga fenomenet negative që sjell për të ardhmen e njerëzimit abuzimi me natyrën dhe me burimet e saj. Por në dallim nga qeveritë që ruajtjen e ekuilibrit të natyrës e kërkojnë në zbatimin e disiplinave teknike dhe ekologjike, Orthodhoksia e shikon ruajtjen e tij në raportet njeri-natyrë. “Rigjetja e dimen- sionit të shenjtërisë së natyrës e harmonisë fillestare të saj me natyrën njerëzore është një kontribut vendimtar në arritjen e një shoqërie të vërtetë mbarëbotërore”, – konkludon në një nga faqet e librit Fortlumturia e Tij. Por ne që kemi lexuar veprën dhe për një lexues më të gjerë, që ka rënë në kontakt me medimet dhe analizat që u ka bërë Fortlumturia e Tij të drejtave të njeriut nuk mund të mos konstatojmë se ka një trajtim origjinal që del jashtë di- mensioneve të së drejtës ndërkombëtare për të
drejtat e njeriut. Ndërkohë që ka një vlerësim të njëjtë për konceptet bazë të të drejtave të njeriut me të drejtën ndërkombëtare, ka ndry- shime thelbësore nga pikënisja dhe nga përmbaj- tja e këtyre të drejtave. Nëse dokumentet ndër- kombëtare për të drejtat e njeriut kërkojnë të imponojmë përmes formës së shtrëngimit ligjor dhe politik, Orthodhoksia i kultivon dhe i ush- qen ato përmes ndërgjegjes, bindjes dhe besi- mit. Politika shpeshherë abuzon me terminolo- gjinë e të drejtave të njeriut. Për të më tepër ka rëndësi shfaqja e jashtme sesa garantimi real i tyre. Madje ka ndodhur dhe ndodh që ka edhe standarde të dyfishta për zbatimin e këtyre të drejtave. Këmbëngulja shpeshherë për motive politike vetëm në zbatimin e të drejtave të njeriut duke anashkaluar detyrimin që ka vet njeriu ndaj ligjit dhe shoqërisë ka krijuar një disekuili- bër që çon në abuzim dhe shtrembërim të ka- rakterit dhe të synimeve themelore të të drejtave universale të njeriut.
Fortlumturia e Tij ka nënvizuar dhe trajtuar me një profesionalizëm të admirueshëm ku- ndërthënien midis të drejtave dhe detyrave të njeriut në shoqërinë bashkëkohore dhe si perso- nalitet i madh i Orthodhoksisë, Ai di të vlerë- sojë përqasjet filozofike edhe të përfaqësuesve të tjerë të mëdhenj të qytetërimeve të tjera duke na sjellë aq thjesht dhe natyrshëm në funksion të konkluzionit të vet një nga mësimet e shumta të filozofit dhe shtetarit të urtë Indian Mahap Magandi, që në përgjigje të një letre drejtuar drejtorit të përgjithshëm të UNESKO-s shkru- ante: “Mësova nga nëna ime e pashkolluar edhe pse e urtë, se të gjitha të drejtat që jemi të denjë për t’i gëzuar dhe për t’i ruajtur vijnë nga dety- rimet që janë zbatuar. Kështu edhe vetë e drejta e jetës na përket vetëm kur bëjmë detyrën tonë si qytetarë të botës”.
Libri “Globalizmi dhe Orthodhoksia” nuk është thjesht dhe vetëm një raport dualist apo pasqyrë e një shqetësimi për fatet e Orthodho- ksisë në botën e sotme. Fortlumturia e Tij shfa- qet në këtë libër me dimensionet e një shken- cëtari vizionar që e shqetëson realisht e ardhmja e njerëzimit në këtë epokë. Ai pohon anët pozi- tive të fenomenit, por është shumë i kujdes- shëm për të qenë entuziast dhe paralajmëron bindshëm nevojën e kontrollit të rreptë ndaj rrjedhojave negative që ka sjellë dhe mund të sjellë në të ardhmen globabalizmi. Në përballi- min e aspekteve negative të këtij fenomeni Ai i jep një rol shumë të rëndësishëm kulturës shpirtërore, rolit të besimeve fetare, të cilat Ai i konsideron si kështjella e identitetit për shumë popuj për ruajtjen e fizionomisë së tyre dhe në
këtë kuadër një vend të rëndë- sishëm i jep Orthodhoksisë jo thjesht në kuptimin e besimit fetar, por edhe të komunitetit të gjerë të njerëzve, klerikë e pjesëtarë laikë të kishës. Thirrja e tij profetike drejt një shoqërie mbarëbotërore të dashurisë është një mesazh gjithëpërfshirës që përbën thelbin filozofik të të gjitha besimeve fe- tare, universalitetin e tyre historik në rrethana të reja të fillimit të këtij mijëvjeçari. Libri është pasqyrë e një mendjeje të ndritur, por edhe një përkushtim i shërbëtorit të Zo- tit për njeriun e thjeshtë. Ai mby- llet me mesazhe të mëdha që e kapërcejnë kohën tonë dhe që janë unikale për nga forca e ideve dhe për nga dashuria për njeriun…
Dëshiroj t’i mbyll këto vlerësi- me modeste të miat duke përsëritur disa fjalë profetike që tingëllojnë si një testament i shkruar me kaq pathos, dashuri e dëlirësi nga Fort- lumturia e Tij dhe që pavarësisht se u citua nga parafolësi, unë me- ndoj se e ka vlerën të përsëritet dy here dhe shumë herë të tjera. Dhe këto janë vërtet fjalë profetike të një mendjeje që vazhdon të jetë vitale, që ka prodhuar dhe prodhon me këtë mendje vitale në Shqipëri një dashuri të pakufishme për njeriun dhe jep mesazhe të pa- shlysheme për të gjithë shqiptarët, për ndërtimin e një Shqipërie demokratike, tolerante, drejt një Shqipërie që të shikojë drejt së ardhmes dhe që të bëjë hapa të shpejta për t’u bashkuar me të gji- thë botën demokratike anembanë, e çmuar për të gjitha vlerat e saj. Dhe këto fjalë unë dëshiroj t’i për- sëris edhe një herë tjetër: “Kur e mendoj orthodhoksinë në shekujt që vijnë, e ëndërroj të hapur ndaj zhvillimit, ndaj kushteve të reja të krijuara nga shkenca, arti, tekno- logjia dhe orthodhoksët e gatshëm për të kuptuar dhe përdorur kodet e komunikimit që do të krijohen. Vendi i orthodhoksisë nuk është në një hapësirë jashtë historisë, por në qendrën e brumosjeve sociale, në pararojë të progresit”.
Ju faleminderit!