EmailFacebookKontakt

E Shtuna e Llazarit dhe e Diela e Dafinave

Java që pason të Dielën e Shën Marisë së Egjiptit, quhet Java e Dafinave ose e Luleve. Shërbesat e të Martës së kësaj jave, përme- ndin që miku i Jisuit, Llazari, ka vdekur dhe Zoti po shkon ta ngja- llë atë prej së vdekurish (Joani 11). Në ditët që pasojnë drejt së Shtu- nës, Kisha, në himnet dhe vargjet e saj, vazhdon ta ndjekë Jisuin drejt Betanisë, në varrin e Llazarit. Të Premten në mbrëmje, vigjilja e kremtimit të Ngjalljes së Llazarit, “dyzet ditët e mëdha shpëtimtare” të Kreshmës së Madhe, formalisht kanë arritur në një përfundim:

Mbasi kemi përfunduar dyzet ditët për përfitim të shpirtrave ta- në, të lutemi, o Njeridashës, që të mundim të shohin Javën e Madhe të Pësimit Tënd dhe në të, të mundim të Lavdërojmë madhë- shtinë Tënde dhe planin Tënd të papërshkruar për shpëtimin tonë… (Himn i Mbrëmësores).

E Shtuna e Llazarit është një kre- mtin paskal. Eshtë hera e vetme në tërë vitin kishtar, që shërbesa e Ngjalljes e së Dielës kremtohet në një ditë tjetër. Në Meshën e së Shtunës së Llazarit, Kisha lavdë- ron Krishtin si “Ngjallja dhe Jeta”, i Cili me anë të ngjalljes së Llazarit ka konfirmuar, madje edhe përpara pësimit dhe vdekjes së tij, ngjalljen e përgjithshme të njerëzimit.

O Krisht Perëndia Ynë, kur ngjallët Llazarin prej së vdekurish, përpara Pësimit Tënd, tregove Ngjalljen e Përgjith- shme. Prandaj edhe ne porsi fëmijët që mbanin palma e lule në duar, shenja të fitores dhe triumfit po të thërrasim: “O Mundës i Vdekjes, Hosana në më të lartat! I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit (Përlë- shorja e Festës).

Krishti Perëndi, gëzim i të gji- thëve dhe dritë e shkëlqim dhe ngjallje e të gjithë njerëzve, për- mbi dhenë u shfaq tani dhe sipas mirësisë së tij, na dha shëmbëlle- sën e Ngjalljes së nesërme, më- shirën dhe ndjesën e mëkateve {Shkurtorja (Kondaqi)}.

Në Meshën Hyjnore të së Shtunës së Llazarit, vargu pagëzimor nga Galatianët: “Sa u pagëzuat me Krishtin, me Krishtin u veshët”

(Galatianët 3:27), zëvendëson Himnin Trishenjtor, duke treguar kështu karakterin ngjallësor të kremtimit dhe faktin që e Shtuna e Llazarit ishte dikur një ndër pak ditët e mëdha pagëzimore në Vitin Kishtar të Kishës Orthodhokse.

Për shkak të ngjalljes së Llazarit prej së vdekurish, Krishti u përshë- ndet nga populli si Mesia i shumë- pritur, Mbreti i Izraelit. Kështu, në përmbushjen e profecive të Dhia- tës së Vjetër, ai hyri në Jerusalem, Qyteti i Mbretit, hipur mbi puli- shtin e një gomari (Zaharia 9:9; Joani 12:12). Turma e përshëndeti atë me degë palmash nëpër duar dhe duke britur thirrje lavdërimi: Hosana! I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit! Biri i Da- vidit! Mbreti i Izraelit! Për shkak të këtij lavdërimi nga ana e popu- llit, priftërinjtë dhe shkronjësit bë-

në këshillë “ta vrisnin” (Lluka 19:47; Joani 11:53,12:10).

Festa e Hyrjes triumfale të Krishtit në Jerusalem, E Diela e Dafinave, është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Kishës. Shërbesat e kë- saj të Diele pasojnë direkt ato të së Shtunës së Llazarit. Kisha vazhdon të jetë e veshur me shkëlqimin ngjallësor, e mbushur me himne që vazhdimisht përsërisin Hosana, bla- tuar Krishtit si Mesia – Mbret, i cili vjen në emrin e Perëndisë Atë, për shpëtimin e botës.

Tropari kryesor i të Dielës së Dafinave është i njëjti me atë të së Shtunës së Llazarit. Ai këndohet gjatë gjithë shërbesave dhe në Meshën Hyjnore është përdorur si antifoni i tretë, që pason vargje psalmorë të tjerë të veçantë, të cilët këndohen si antifone liturgjike në vend të atyre që këndohen norma-

lisht. Tropari i dytë i festës, si edhe shkurtorja dhe himne e vargje të tjera, vazhdojnë të lavdërojnë ma- nifestimin triumfal të Krishtit “gja- shtë ditë para Pashkës”, kur ai do e jepte vetveten në Darkën dhe në Kryqin për jetën e botës.

Hiri i Shpirtit të Shenjtë na mblodhi sot; edhe të gjithë e ngremë kryqin dhe themi: I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit, hosana në më të lartat! (Vargu i Parë i Mbrëmësores).

U varrosëm me pagëzimin bashkë me ty, o Krisht Perëndia ynë, u vlerësuam për jetën pa vdekje me Ngjalljen tënde dhe të thërrasim me lavdi: Hosana në më të lartat, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit! (Tropari i Dytë).

Në qiell si Mbret mbi fron, në dhenë si rob mbi pulisht, na je shfaqur o Krisht Perëndi, prano lavdërimin e engjëjve dhe këngët e fëmijve që këndojnë: I bekuar është ai që vjen të shpëtojë Adamin! (Shkurtorja).

Në Mbrëmësoren e festës të së Dielës së Dafinave këndohen profecitë nga Dhiata e Vjetër rreth Mesias-Mbret dhe Ungjilli i Më- ngjesit tregon hyrjen e Krishtit në Jerusalem. Përpara ose pas Meshës bëhet bekimi i degëve të gjelbra dhe pastaj ato i’u shpërndahen bes- nikëve. Ata i mbajnë ato në duar, si shenjë e lavdërimit të Jisuit si Mbret e Shpëtimtar. Këto degë zakonisht janë palma ose dafina. Në mungesë të tyre mund të përdoren degë të tjera të gjelbra. Kur populli mban nëpër duar degët dhe i këndon Zotit të Dielën e Dafinave, ata janë gjykuar së bashku me turmën e Jerusalemit. Sepse ishin të njëjtët zëra që i thirrën “Hosana” Krishtit dhe disa ditë më vonë thirrën për Krishtin tek Pilati “Kryqëzoje”. Kështu, në liturgjinë e Kishës jetët e njerëzve vazhdojnë të gjykohen kur ata e përshëndetin Krishtin me “degët e fitores” dhe hynë me Të në ditët e “pësimit të vullnetshëm”.

E Shtuna e Llazarit dhe e Diela e Dafinave
Java që pason të Dielën e Shën
Marisë së Egjiptit, quhet Java e
Dafinave ose e Luleve. Shërbesat
e të Martës së kësaj jave, përme-
ndin që miku i Jisuit, Llazari, ka
vdekur dhe Zoti po shkon ta ngja-
llë atë prej së vdekurish (Joani 11).
Në ditët që pasojnë drejt së Shtu-
nës, Kisha, në himnet dhe vargjet
e saj, vazhdon ta ndjekë Jisuin
drejt Betanisë, në varrin e Llazarit.
Të Premten në mbrëmje, vigjilja e
kremtimit të Ngjalljes së Llazarit,
“dyzet ditët e mëdha shpëtimtare”
të Kreshmës së Madhe, formalisht
kanë arritur në një përfundim:
Mbasi kemi përfunduar dyzet
ditët për përfitim të shpirtrave ta-
në, të lutemi, o Njeridashës, që të
mundim të shohin Javën e Ma­
dhe të Pësimit Tënd dhe në të, të
mundim të Lavdërojmë madhë-
shtinë Tënde dhe planin Tënd të
papërshkruar për shpëtimin tonë…
(Himn i Mbrëmësores).
E Shtuna e Llazarit është një kre-
mtin paskal. Eshtë hera e vetme në
tërë vitin kishtar, që shërbesa e
Ngjalljes e së Dielës kremtohet në
një ditë tjetër. Në Meshën e së
Shtunës së Llazarit, Kisha lavdë-
ron Krishtin si “Ngjallja dhe Jeta”,
i Cili me anë të ngjalljes së Llazarit
ka konfirmuar, madje edhe përpara
pësimit dhe vdekjes së tij, ngjalljen
e përgjithshme të njerëzimit.
O Krisht Perëndia Ynë, kur
ngjallët Llazarin prej së vde­
kurish, përpara Pësimit Tënd,
tregove Ngjalljen e Përgjith-
shme. Prandaj edhe ne porsi
fëmijët që mbanin palma e lule
në duar, shenja të fitores dhe
triumfit po të thërrasim: “O
Mundës i Vdekjes, Hosana në
më të lartat! I bekuar është ai që
vjen në emrin e Zotit (Përlë-
shorja e Festës).
Krishti Perëndi, gëzim i të gji-
thëve dhe dritë e shkëlqim dhe
ngjallje e të gjithë njerëzve, për-
mbi dhenë u shfaq tani dhe sipas
mirësisë së tij, na dha shëmbëlle-
sën e Ngjalljes së nesërme, më-
shirën dhe ndjesën e mëkateve
{Shkurtorja (Kondaqi)}.
Në Meshën Hyjnore të së Shtunës
së Llazarit, vargu pagëzimor nga
Galatianët: “Sa u pagëzuat me
Krishtin, me Krishtin u veshët”
(Galatianët 3:27), zëvendëson
Himnin Trishenjtor, duke treguar
kështu karakterin ngjallësor të
kremtimit dhe faktin që e Shtuna e
Llazarit ishte dikur një ndër pak
ditët e mëdha pagëzimore në Vitin
Kishtar të Kishës Orthodhokse.
Për shkak të ngjalljes së Llazarit
prej së vdekurish, Krishti u përshë-
ndet nga populli si Mesia i shumë-
pritur, Mbreti i Izraelit. Kështu, në
përmbushjen e profecive të Dhia-
tës së Vjetër, ai hyri në Jerusalem,
Qyteti i Mbretit, hipur mbi puli-
shtin e një gomari (Zaharia 9:9;
Joani 12:12). Turma e përshëndeti
atë me degë palmash nëpër duar
dhe duke britur thirrje lavdërimi:
Hosana! I bekuar është ai që
vjen në emrin e Zotit! Biri i Da-
vidit! Mbreti i Izraelit! Për shkak
të këtij lavdërimi nga ana e popu-
llit, priftërinjtë dhe shkronjësit bë-
në këshillë “ta vrisnin” (Lluka
19:47; Joani 11:53,12:10).
Festa e Hyrjes triumfale të Krishtit
në Jerusalem, E Diela e Dafinave,
është një nga dymbëdhjetë festat
e mëdha të Kishës. Shërbesat e kë-
saj të Diele pasojnë direkt ato të
së Shtunës së Llazarit. Kisha vazh­
don të jetë e veshur me shkëlqimin
ngjallësor, e mbushur me himne që
vazhdimisht përsërisin Hosana, bla-
tuar Krishtit si Mesia – Mbret, i cili
vjen në emrin e Perëndisë Atë, për
shpëtimin e botës.
Tropari kryesor i të Dielës së Da­
finave është i njëjti me atë të së
Shtunës së Llazarit. Ai këndohet
gjatë gjithë shërbesave dhe në
Meshën Hyjnore është përdorur si
antifoni i tretë, që pason vargje
psalmorë të tjerë të veçantë, të cilët
këndohen si antifone liturgjike në
vend të atyre që këndohen norma-
lisht. Tropari i dytë i festës, si edhe
shkurtorja dhe himne e vargje të
tjera, vazhdojnë të lavdërojnë ma-
nifestimin triumfal të Krishtit “gja-
shtë ditë para Pashkës”, kur ai do
e jepte vetveten në Darkën dhe në
Kryqin për jetën e botës.
Hiri i Shpirtit të Shenjtë na
mblodhi sot; edhe të gjithë e
ngremë kryqin dhe themi: I
bekuar është ai që vjen në emrin
e Zotit, hosana në më të lartat!
(Vargu i Parë i Mbrëmësores).
U varrosëm me pagëzimin
bashkë me ty, o Krisht Perëndia
ynë, u vlerësuam për jetën pa
vdekje me Ngjalljen tënde dhe
të thërrasim me lavdi: Hosana
në më të lartat, i bekuar është ai
që vjen në emrin e Zotit! (Tro­
pari i Dytë).
Në qiell si Mbret mbi fron, në
dhenë si rob mbi pulisht, na je
shfaqur o Krisht Perëndi, prano
lavdërimin e engjëjve dhe këngët
e fëmijve që këndojnë: I bekuar
është ai që vjen të shpëtojë
Adamin! (Shkurtorja).
Në Mbrëmësoren e festës të së
Dielës së Dafinave këndohen
profecitë nga Dhiata e Vjetër rreth
Mesias-Mbret dhe Ungjilli i Më-
ngjesit tregon hyrjen e Krishtit në
Jerusalem. Përpara ose pas Meshës
bëhet bekimi i degëve të gjelbra
dhe pastaj ato i’u shpërndahen bes-
nikëve. Ata i mbajnë ato në duar,
si shenjë e lavdërimit të Jisuit si
Mbret e Shpëtimtar. Këto degë
zakonisht janë palma ose dafina.
Në mungesë të tyre mund të
përdoren degë të tjera të gjelbra1.
Kur populli mban nëpër duar degët
dhe i këndon Zotit të Dielën e
Dafinave, ata janë gjykuar së
bashku me turmën e Jerusalemit.
Sepse ishin të njëjtët zëra që i
thirrën “Hosana” Krishtit dhe disa
ditë më vonë thirrën për Krishtin
tek Pilati “Kryqëzoje”. Kështu, në
liturgjinë e Kishës jetët e njerëzve
vazhdojnë të gjykohen kur ata e
përshëndetin Krishtin me “degët e
fitores” dhe hynë me Të në ditët e
“pësimit të vullnetshëm”.
1 Në vendin tonë përdoren degë dafine, si
në shumicën e vendeve Evropiane. N’e
Palestinë palma ishte simbol i fitores,
ndërsa në vendet mesdhetare të Evropës
kjo simbolizohej nga dafina.