EmailFacebookKontakt

Fjala e mbajtur me këtë rast nga shumë i përndershmi At Arthur Liolin

Fan S.Noli, (1882-1965) është dhe do të mbetet përjetë të jetëve, një figurë e shquar në botën shqiptare, si një fetar, njeri i ditur, poet, shkri- mtar dhe burrë shteti. Ai është the- meluesi i të parës Kishë Orthodhokse Shqiptare në SHBA, më 1908. Ai ka përkthyer dhe është autor i mbi 42 librave liturgjikë, historikë dhe letrarë, në të dyja gjuhët, në shqip e anglisht dhe konsiderohet, një nga njerëzit më të ndritur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Përkthimi i Testament! t të Ri, nga greqishtja në anglishten e sotme, është cilësuar si një nga kryeveprat e tij, e pasuar nga një numër i madh përkthimesh të liturgjisë dhe muzi- kës kishtare të Kishës Orthodhokse, në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht. Zotërues, në mënyrë të

përkryer, i 12 gjuhëve të huaja, të pasqyruara në një numër të madh albumesh, në përkthi- min e drama ve dhe po- emave origjinale. Ai bë- ri të flasin shqip veprat e Longfellow-t, Ibsen- it, Servantes-it dhe Omar Khajam-it. Noli i madh ka marrë nde- rimin dhe vlerësimin nga Shtëpia e Bardhë, për përkthimet e William Shekspirit, në shqip.

Më 1912, aidrejtoi Federatën Panshqip- tare të Amerikës “Va-

tra”, si themelues i saj me Faik Konicën dhe atdhetarë të tjerë. Më 1920, ai përfaqëson atdheun e tij, Shqipërinë, në Gjenevë, ku ga- rantoi futjen e Shqipërisë në Ko- mbet e Bashkuara, njohjen e shtetit të parë modem shqiptar dhe shpall- jen e pavarësisë. Në vitin 1924, ai ishte Kryeministër i Shqipërisë.

Vepra e tij kritike “Bethoveni e Revolucioni Francez”, është vle- rësuar nga njerëz të dëgjuar, si; George Bernard Show, kompozitor, Jan Sibilius dhe autori Thomas Man etj. Ndërsa studionte në Konserva- torin e New England, për muzikë, ai kompozon Rapsodinë Shqiptare, Uverturën Bizantine dhe një numër të madh poemash, të gjitha të për- kthyera e të përshtatura në gjuhën shqipe. Dy librat e tij historikë rreth Gjergj Kastriot Skënderbeut, He- roit tonë Kombëtar, konsiderohen studime klasike me shumë vlera.

I lindur në Ibrik Tepe (Qyteza),

një qytezë e përbërë nga komunite- ti shqiptar në Turqinë evropiane, jeta e tij shpaloset si një epos ekze- mplar, e cila ndriti për më se një she- kull me suksese në të gjitha drej- timet dhe në shërbimin që ai i bëri popullit të tij. I diplomuar në Univer- sitetin e Harvardit, më 1912, më vonë ai mori doktorata në histori dhe në muzikë nga Konservatori i New England. Shumë i thjeshtë dhe popullor në jetën e tij, i flaktë dhe i debatushëm në oratori, ai ishte truri dhe përkushtimi për t’i shërby- er popullit të tij, në shumë drejtime. Në shumë mënyra enigmatik, ai në të njëjtën kohë jo vetëm ishte një patriot dhe atdhetar i devotshëm, por ai ishte një njeri me horizont të gjerë dhe shumë i respektuar nga ndërkombëtarët për bindjet e tij.

Gjithmonë i qeshur e me një sens humori, jeta dhe vepra e tij edhe sot e kësaj dite është një rezonancë për shqiptarët që ata të jenë të ba- shkuar e të punojnë për kombin e tyre. Duke qenë një njeri modest, përparimtar, atdhetar, dashamirës, ai karakterizohej nga një karizmë, që tërhoqi vëmendjen dhe interesi- min e diplomatëve të huaj dhe nje- rëzve të ditur të botës. Noli diti të shfrytëzojë këtë interesim duke e vënë në dobi të atdheut e të shqipta- rëve, duke qenë një përçues i flaktë i atdhetarizmës, duke luajtur një rol model për popullin e tij shqiptar në SHBA, por edhe jashtë saj.

Jeta dhe vepra e tij e ndritur ru- het në kujtesën dhe memorjen e ko- mbit të tij shqiptar dhe do jetojë në brezat që do të vijnë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Fjala e mbajtur me këtë rast
nga shumë i përndershmi
At Arthur Liolin