EmailFacebookKontakt

Përshpirtje me rastin e 40-vjetorit të fjetjes së Hirësisë së Tij, Theofanit (Nolit)

Përshpirtje me rastin e 40-vj etorit të fjetjes
së Hirësisë së Tij, Theofanit (Nolit)
Më 13 mars, në kishën “ Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, u krye një përshpirtje me rastin
e 40-vjetorit tëfjetjes së Hirësisë së Tij Theofanit (Nolit). Shërbesa u drejtua nga Kryepiskopi i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, i cilifoli për rëndësinë e veprës së Imzot Nolit për Kishën tonë
dhe Kishën Orthodhokse nëpërgjithësi. Ndër të tjera, ai theksoi se Kisha asnjëherë nuk harron t’i kujtojë
ata që kanë dhënë një kontribut kaq të vyer për të.
Me këtë rast edhe në Kishën Orthodhokse Shqiptare, në Boston u krye Mesha Hyjnore dhe shërbesa
përkujtimore, të cilën e drejtoi Hirësia e Tij, Episkopi Nikon.