EmailFacebookKontakt

‘Shoqëria e dashurisë’, vatër e miqësisë dhe kontributit të krishterë

“Shoqëria e dashurisë”,
vatër e miqësisë dhe
kontributit të krishterë

– Merr pjesë Kryepiskopi Anastas –

“Këtu nuk ka njerëz që vijnë për të ngrënë diçka dhe ikin, por është një shoqëri ku secili e do, e respekton dhe mendon tjetrin dhe shqetë- sohet për atë, d.m.th. nuk duhet të jemi thjesht si një kokrrizë rëre, por si qelizat e një trupi”- me këto fjalë iu drejtua Kryepiskopi Anastas të moshuarve që trajtohen me ushqim në mensën e hapur tek ish-Instituti Profesional “Frymë Dashurie” gjatë një vizite në këtë qendër të re humane. Me bekimin e Kryepisko- pit, këtej e tutje mensa e re, që funksionon që prej janarit të këtij vitit tri herë në javë, do të quhet “Shoqëria e dashurisë” në mënyrë që ‘të ofrohet jo vetëm ushqim falas, por edhe miqësi, buzëqeshje dhe zemër e mirë.

“Ju keni një fjalë të urtë: ‘Fjala e ngrohtë më dha ë shumë kënaqësi sesa buka’. Ndaj këtu duhet të krijohet një shoqëri, sepse të gjithë kemi nevojë për shoqëri. Gjithsecili duhet të ruajë entuziazmin e të rinjve. Gjithsecili nga ju duhet të japë diçka, fjalë të mira, buzëqeshje dhe respekt për njëri-tjetrin. Kjo e bën ndryshi- min, gjëra të tjera gjenden edhe në vende të tjera”.

Më tej, Kryepiskopi Anastas kërkoi të krijohet një shoqëri ku të ekzistojë entuziazmi. Kjo kategori njerëzish, e cila shpeshherë nënvle- rësohet nga shoqëria, mbart në vetvete vlera sepse: “shumë herë kur shohim një pemë, shohim degët, gjethet apo frytet. Por duhet ta dini që s’ka pemë që nuk ka brenda në tokë edhe rrënjë të fshehura. Këto rrënjë nuk duken, por janë ato që mbledhin të gjithë elementët e domosdoshëm që t’i japin jetë kësaj peme”.

I.K.

“Shoqëria e dashurisë”,
vatër e miqësisë dhe
kontributit të krishterë
– Merr pjesë Kryepiskopi Anastas –