EmailFacebookKontakt

Shtëpia e re e rinisë ‘Betlehem’, qendër e ideve dhe njerëzve aktivë

Kryepiskopi Anastas e pagëzoi Shtëpinë e Rinisë Orthodhokse të Tiranës me emrin “Betlehem”. Ai e bëri publike këtë ide në një takim me të rinjtë e kryeqytetit, duke marrë edhe mbështetjen e tyre për një vizion të ri. Studentë dhe anëtarë të tjerë të rinisë orthodhokse të kryeqytetit ishin ftuar në një darkë me Kryepiskopin në ambientet e kësaj shtëpie të re, e cila do të ketë shumë funksione në shër- bim të rinisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryepiskopi u ndal në dy momente të rëndësi- shme: kujtesa dhe pjesëmarrja.

“Kisha jonë është kishë e njerëzve të rinj. Që në momentin e parë doja që të rinjtë të kishin rol parësor. Kisha Orthodhokse e Shqipërisë nuk është vetëm episkopët, klerikët, por jemi të gjithë. Por edhe midis të tjerëve të rinjtë kanë një rol themelor. Unë deri tani nuk ju kam folur asnjëherë për problemet ekonomike. Por ndërsa kalojnë vitet dua që t’ju zgjoj edhe në këtë fushë. Që Kisha të bëhet e vetëfuqishme, duhet që ta marrim në mënyrë serioze edhe çështjen ekonomike. Që të kemi një Kishë Autoqefale duhen tri gjëra: duhet të jetë e pavarur nga ana administrative dhe fuqia ekonomike dhe gjithashtu përhapja e Ungjillit mbi bazën e fuqive që kemi këtu brenda. Kjo është ajo që siguron një pavarësi të një Kishe Autoqefale.

Rinia në mënyrë të barabartë merr pjesë në jetën e Kishës, nuk merr pjesë vetëm duke kënduar, duhet që patjetër të jetë pjesëtare. E para ishte kujtesa për të kujtuar stadet nëpër të cilat kemi kaluar dhe e dyta, është pjesëmarrja, pra pjesëmarrja në problemet e Kishës. Ju duhet të shikoni edhe një vizion tjetër të Kishës, tani jeni të rinj dhe duhet të merrni pjesë që të gjej- më zgjidhje, mos rrimë në mënyrë apatike. Kaloi periudha në të cilën Kisha dha, por tani Kisha duhet të bëhet e fuqishme, duhet që

anëtarët e saj të fillojnë të mendojnë dhe të ofrojnë në Kishë.

Do të preferoja që shtëpinë ta quaja “Betlehem” dhe në pjesën mbrapa saj të bëjmë një sallë shumë të madhe. Ne duhet të marrim ide dhe të gjejmë zgjidhje në mënyrë që të ketë një zhvillim sa më të madh. Ne duhet të hartoj- më edhe statutin e ri të Kishës. Ndoshta në verë do bëjmë një takim të përgjithshëm dhe unë do të doja që edhe rinia ta pranonte, në mënyrë që të ketë përfaqësuesit e saj, me dashuri për Ki- shën dhe me dhimbje, me ndjenjë sakrifice që të ecë kjo punë përpara, përndryshe do jetë si një qiri që ndriçoi për pak kohë dhe drita e tij nis e zbehet. Duhet që edhe të rinjtë të me- ndojnë me përpjekjet e tyre. Dua që mendja të fillojë të mendojë, sot për gjëra të vogla, nesër do gjeni ide të reja.

Nuk më intereson që të bëhem i pëlqyeshëm për të rinjtë, mua më duhen bashkëpunëtorë dhe në sytë e çdonjerit prej jush shoh bashkëpu- nëtorë. Ne do të vazhdojmë ta duam me gjithë zemrën tonë Atë që erdhi në jetën tonë si i huaj, por është njeriu ynë më i dashur, është pikërisht Biri i Perëndisë. Kjo shtëpi duhet që të bëhet një vend që do të mbështetë ngritjen e Kishës Orthodhokse.

Çfarë vizioni qëndron para nesh? Vizioni ynë i vetëm është Zoti, i cili ecën, marshon me dëshirën e Tij që të ofrojë veten e Tij për hir të botës, duke pranuar pësimet dhe duke ecur drejt Ngjalljes. Ky vizion duhet që të mbretërojë këtu dhe ky është vizion i dëshirës dhe sakrificës brenda atmosferës së ngjalljes.

Duhet ta dini se nëse Perëndia është me ne, kush do jetë kundër nesh?”- përfundoi fjalën e tij, Kryepiskopi Anastas.

Shtëpia e re e rinisë “Betlehem”,
qendër e ideve dhe njerëzve aktivë

Kisha duhet të bëhet e fuqishme, duhet që Korresp. i “Ngjalljes”