EmailFacebookKontakt

Orthodhoksia është pjesë e qenësishme e kulturës kombëtare

Orthodhoksia është pjesë e qenësishme e kulturës kombëtare

Kemi thënë edhe më parë se ka qarqe e individë që kur vjen fjala për orthodhoksinë në Shqipëri ose bëjnë sikur harrojnë kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare ose, më keq akoma, deformojnë realitetin. Kë- shtu për shembull, ndërsa është folur mjaft për Epitafin e Gllavenicës, një objekt lutjeje thjesht orthodhoks, del ndonjë studiues që kërkon patjetër të gjejë elemente të besimit “perëndi- mor”, pra, si rrjedhojë, të afirmojë tërthorazi që një vepër e tillë nuk mund të jetë krijuar nga orthodhoksët! Po kjo frymë ndeshet edhe

kur flitet për kodikët e shquar, të cilët janë po- thuajse të gjithë orthodhoksë; ndeshet kur flitet për ikonat e mrekullueshme, të cilat trajtohen vetëm si vepra arti të thjeshta dhe “harrohet” të thuhet se janë krijuar për adhurimin orthodhoks; e shikon kur jepen emisione për kishat e mrekullueshme, gjatë të cilave fjalën orthodhokse nuk e dëgjon asnjëherë etj. Për të mos përmendur familjen e Kastriotaj ve, një familje thjesht orthodhokse, fakt që me çdo mjet janë përpjekur ta injorojnë. Madje, ka televizione që kur japin pamje nga qytetet, p.sh. nga Korça,

në çastin që në kamera kalon tek katedralja shumë e bukur orthodhokse e ndërpresin inkuadrimin…

Duan apo nuk duan këta persona a qarqe orthodhoksia është pjesë e qenësishme e kultu- rës kombëtare, ashtu si krishterimi në përgjithë- si është në themelet e saj. Me mbi 20 për qind të popullsisë, besimi i dytë në vend, Komuniteti Orthodhoks ka dhënë dhe jep kontributin e tij tepër të rëndësishëm në zhvillimin e ecjen e Shqipërisë dhe kjo nuk do mund as të pengohet e as të mohohet.