EmailFacebookKontakt

Fondacioni ‘Klinika Orthodhokse e Ungjillëzimit’

Fondacioni

“Klinika Orthodhokse e Ungjillëzimit”

Me habi të madhe lexuam dy faqet e artikullit të të panjohurit për ne, At Foti Cicit në gazetën “Koha Jonë” të 26 janarit të këtij viti, me titull “Shkarkimi nga detyra i Kryepiskopit sipas legjislacionit të Orthodhoksisë”. Nga sa dimë, ai që mban këtë emër nuk i përket Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por u hirotonis në “Orthodox Church of America” dhe tani ka një vend në një enori greke të Kanadasë Perëndimore. Baza mbi të cilën ai mundohet të ndërtojë artikullin e tij është një shpifje e pabesueshme dhe fyese, sipas të cilës Kryepiskopi Anastas, i njohur prej vitesh nga të gjithë ne për aftësitë e tij intelektuale, tashmë është intelektualisht i paaftë. Këtë ai e formulon si diçka faktike, pa u referuar nga ku merr kaq siguri.

Në qoftë se ndoshta bazohet në lajmin që Kryepiskopi u operua para pak kohësh në spitalin “Evangjelizmos” të Athinës, informojmë opinionin publik se një operacion i thjeshtë i tiroidës, një nga më të zakonshmit që bëhet te njerëz të çdo moshe, madje dhe në fëmijët e vegjël, nuk ka asnjë pasojë në aftësitë intelektuale dhe në aftësitë e tjera të tyre. Informacionet tona të sigurta thonë thjesht se pas operacionit u ndoq terapia e njohur bashkëkohore mjekësore, dhe Kryepiskopi Anastas tashmë i kthyer në Shqipëri është më aktiv se më parë. Përfundimisht theksojmë se autori i artikullit qëllimisht përpiqet të mashtrojë opinionin publik në mënyrë djallëzore dhe të papranueshme.

Nikolla Perdhiku (Drejtor i Shkolles se mesme “Sami Frasheri“) ‘

Prof. Dr. Gjergji Borova. (Mekanike Bujqesore).

Spiro Nace ( Publicist, Mjeshter i fotografise) · J 4

Robert Vullkani (Gazetar). a.

Jani Heqimi ( Ekonomist )· _W^i^”^—

LekaTasi (Piktor) -n

Dhimiter Topi (Fotokronist).

Prof. Dr. Josif Adhami (Akademik ).<^ Prof. Dr. Thoma Kristo (Pediater ). Prof. Dr. Robert Andoni (Mikrobiolog). ^ A Prof. as. Dr. Vangjush Golloshi (Radiolog L^ Dr. Themistokli Sinjari (Kardiolog) Dr.SH.M. Arjan Pushi (Hematolog)' Dr. Ermal Tako (Radiolog) .0 Dr. Zhani Borova (Pediater) ^.Cw.^.M. Sti.^w 6^